Lajme

Kurti ka një propozim për Haradinaj: “Ktheni 200 hektar dhe ne t’i japim 70 mijë euro”

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 14 December 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës se sotme ka bërë një propozim për opozitën, konkretisht për deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Infokus.

Ai propozoi që Haradinaj t’i kthejë 200 hektarë tokë në shtet, në mënyrë që ai t’ia jap 70 mijë euro.

“Meqë mu dha propozimi që ministrat e mi t’i çoj te KEK-u që të mërdhihen, unë e kam një kundër propozim, deputeti Haradinaj, le t’i kthen në shtet ato 200 hektar dhe ne ja japim 70 mijë euro”, ka thënë Kurti nga foltorja e Kuvendit.

-Advertisement-

Në këtë seancë është duke u diskutuar për ligjin e pagave, ku qeveria ka marrë shumë kritika për vonesën e votimit të këtij ligji./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera