Lajme

Kurti jep detaje të reja për protesten e 29 shtatorit

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 23 September 2018

Kreu u Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka thirrur një konferncë për media në të cilen edhe dha informacione të reja rreth protestës që do të mbahet më 29 shtator.

Sipas Kurtit protesta e së shtunës do të filloj në orën 14:00 tek Bibloteka Kombetare, shkruan Gazeta inFokus.

“Protesta e 29 shtatorit do të filloj në ora 14:00, vend grubullimi do të jetë oborri para Biblotekës Kombetare Universitare. Pataj vazhdon marshi paqësor, teposhtë në rrugën Eqrem Qabej, kthehemi djathtas , të bulevardi Xhorxh Bush, vazhdojmë në bulevardin Nëna Tereze dhe deri të Teatri Kombetar”, tha Kurti

-Advertisement-

Kreu i VV-së i bëri thirrje poashtu edhe qytetareve të vendit që të bëhen pjesë e kësaj proteste.

“I ftojme të gjithë qytetaret pa dallim moshe, gjinie por edhe pa dallime partie që të bëhen bashkë në këtë protest, e cila I kundërshton aspiratat e Serbisë në Kosovë”, tha ai.

Kujtojmë se protesta e 29 shtatorit është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka si qëllim ndalimin e pjesëmarrjes së Presidentit Hashim Thaçi në bisedimet me Beogradin.\GazetainFokus\

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera