Kurti i takon ministrat e Finlandës dhe Irlandës, ja çfarë biseduan
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/07/290048666_349420554042196_4888389831512719484_n-600x360-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
15:45 | 04 July 2022
Marrëdhëniet e mira bilaterale mes Kosovës, Finlandës dhe Irlandës, vlerat e përbashkëta si dhe rëndësia e unitetit dhe solidaritetit mes shteteve në Evropë, u theksuan në takimin e sotëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me delegacionet nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.
“Në hapje të takimit, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës dhe Finlandës në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, e veçanërisht për mbështetjen e Kosovës në proceset e integrimit evropian. Kryeministri i falënderoi për përkrahjen për procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare”, njofton ZKM.
Ministrja Tuppurainen dhe Ministri Byrne ritheksuan mbështetjen e plotë të Finlandës dhe Irlandës për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës. Ministrja Tuppurainen shprehu mbështetjen për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshill të Evropës dhe në BE.
“Të dy ministrat vlerësuan lartë angazhimin e Kryeministrit Kurti dhe punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për luftimin e korrupsionit dhe sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë”, thotë ZKM.
Komunikata e plotë:
Marrëdhëniet e mira bilaterale mes Kosovës, Finlandës dhe Irlandës, vlerat e përbashkëta si dhe rëndësia e unitetit dhe solidaritetit mes shteteve në Evropë, u theksuan në takimin e sotëm të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me delegacionet nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.
Në hapje të takimit, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës dhe Finlandës në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, e veçanërisht për mbështetjen e Kosovës në proceset e integrimit evropian. Kryeministri i falënderoi për përkrahjen për procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.
Ministrja Tuppurainen dhe Ministri Byrne duke falënderuar për pritjen e shkëlqyer, ritheksuan mbështetjen e plotë të Finlandës dhe Irlandës për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës. Ministrja Tuppurainen shprehu mbështetjen për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshill të Evropës dhe në BE. Të dy ministrat vlerësuan lartë angazhimin e Kryeministrit Kurti dhe punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për luftimin e korrupsionit dhe sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Ministrja Tuppurainen dhe Ministri Byrne vlerësuan solidarizimin e Republikës së Kosovës me popullin e Ukrainës, duke u rreshtuar përkrah shteteve demokratike, në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.
Kryeministri theksoi se është e vërtetë se aksioni blitzkrieg i Rusisë në Ukrainë dështoi, por ende s’kanë pushuar qëllimet e Rusisë e cila tash synon që të prishë unitetin mes demokracive duke shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë dhe ushqimit, prandaj është tejet i rëndësishëm edhe solidariteti i Evropës në furnizimin me ushqim, në mënyrë që të dështojnë përpjekjet e Rusisë.
U bisedua për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit ndërmjet tre vendeve në avancimin e të drejtave të njeriut, arsim, shëndetësi, ekonomi dhe teknologji të informacionit. U vlerësua kontributi i dhënë për paqe dhe siguri në Kosovë, nëpërmjet pranisë së trupave finlandeze dhe irlandeze në kuadër të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR).
Po ashtu, u diskutua për sigurinë dhe stabilitetin rajonal pas invazionit dhe agresionit ushtarak të Federatës ruse në Ukrainë. U bisedua për ngjashmërinë e konteksteve ndërmjet Finlandës që është në kufi me Rusinë dhe Kosovës që është në kufi me Serbinë dhe nevojës për shkëmbim të njohurive dhe bashkëpunimit. Kryeministri theksoi rrezikun e vendosjes nga Serbia të 48 bazave ushtarake përgjatë zonës kufitare me Kosovën dhe lidhjet e afërta të fqinjit verior të Republikës së Kosovës me Federatën Ruse, por edhe deklaratat konflikt-nxitëse që vijnë nga Serbia.
Kryeministri Kurti, Ministrja Tuppurainen dhe Ministri Byrne u pajtuan për të rritur angazhimin e përbashkët për paqe të qëndrueshme, siguri dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/prince-plodine1.jpg)
Të tjera
-
Blair letër falënderimi për Osmanin: Popullin e Kosovës e pret një e ardhme e ndritur
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair pas vizitës që i bëri Kosov...
-
Norvegjezi i UÇK-së që u plagos ditën e parë që erdhi në Kosovë – “Me aparatin e Kadri Veselit bëra shumë fotografi”
Gazetari norvegjez Paul Refsdal, është rikthyer përsëri në Likoc të Skënderaj...
-
Osmani takohet me homologen zvicerane në prag të Samitit për Ukrainën: Përherë mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka falënderuar homologen zvicerane për fte...
-
Kurti: Mbi 7000 libra për luf*tën në Kosovë janë shkruar nga ndërkombëtarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në promovimin e librit “L...
-
Blair i shkruan Kurtit: “E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme”
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka postuar në platformën “X” letrën e mik...
-
Ekspl*ozivë, ar*më e municione – Sveçla tregon se çka u konfiskua sot në veri
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla ka publikuar armatim...
-
Bastisja në Veri pas informatave nga AKI, Policia: Arma*timi ishte i fshehur nga pjestarë të grupit terr*orist të Banjskës
Policia e Kosovës ka konfirmuar se të premten ka konfiskuar sasi të armatimit...
-
Flamuri i Kosovës në mesin e flamujve të tjerë në Samitin e Paqes për Ukrainën
Flamuri i Kosovës është vendosur në mesin e flamujve të shteteve pjesëmarrëse...
-
17 vjet burgim për vras*ësin e Shqiponja Isufit
Gjykata e Qarkut të Badenit në Zvicër ka vendosur që të dënojë me 17 vjet bur...
-
Kryeziu: Njëherë paqe me Serbinë, pastaj njohje reciproke
Ish-gjykatësi në Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerësoi se lidhur me njohje...
-
Arrestohen tre të dyshuar, konfiskohet një ar*më e 17 fish*ekë në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, nën dyshimet për përdorim dhe mba...
-
Mungesa e gjykatësve dhe prokurorëve serbë – me pasoja për sistemin e drejtësisë në veriun e Kosovës
jë raport i publikuar të premten nga Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ...