Lajme

Kurti i reagon Vuçiqit, për “marshin e shqiptarëve mbi Urë”: Pohime të rrejshme – përgatitje për sulm ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 06 August 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në “X”, të martën se asnjë shqiptar nuk do të marshojë mbi urë, duke e demantuar kështu presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili ka deklaruar se “shqiptarët do të marshojnë në urën e ibrit”.

Madje, Vuçiq ka kërkuar nga KFOR’i që “të mbrojë serbët”.

Ndaj këtyre deklaratave reagoi kreu i Qeverisë së Kosovës duke thënë se këto akuza të rreme shpesh janë parathënie për një sulm të planifikuar nga Serbia.

-Advertisement-

“Me akuza të rreme se shqiptarët po marshojnë mbi urë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, synon të krijojë një atmosferë frike dhe të nxjerrë një reagim nga KFOR-i në Mitrovicë, duke kërcënuar se nëse ata nuk përgjigjen, Serbia do të përgjigjet”.

Asnjë shqiptar nuk po marshon mbi urë, siç ai pretendon në mënyrë të rreme. Të gjitha planet për hapjen e urës kanë pasur për qëllim të nxisin ndërveprimin paqësor midis dy komuniteteve. Megjithatë, këto akuza të rreme shpesh janë një parathënie për një sulm të planifikuar nga Serbia. Për sigurinë e të gjithëve, ata nuk duhet dhe nuk do të lejohen të hyjnë në territorin tonë”, ka shkruar Kurti.

Përndryshe, për nesër është paralajmëruar një protestë e serbëve në veri të Kosovës.

Por, Veton Elshani zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun, ka demantuar presidentin serb duke thënë se “nuk është lajmëruar asnjë tubim në jug të Mitrovicës”. /Gazeta Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera