Lajme

Kurti i reagon Baton Haxhiut, kërkon të mos dal kurrë publikisht

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 14 April 2021

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar ndaj gazetarit Baton Haxhiu i cili ka folur për tr.afikimin e qe.nieve njerëzore ose sk.llavërinë sek.suale në një emision televiziv.

Ndaj gjuhës së Haxhiut deputetja Kurti ka reaguar, pasi që, sipas tij, ai ka thënë se bëhet dhuratë me qenie njerëzore.

“Pra vendet shqiptare janë ekzotike dhe në emër të tyre flet Batoni, shqiptarët janë egërsira, dhe ki.dnapimi i njerëzve është transparent, mundet me u bë live nëpër emisione”, shkruan deputetja në Facebook.

-Advertisement-

Ajo tutje shprehet se, Haxhiu duhet të kërkoj falje dhe mos të prezantohet kurrë më.

Reagimi i saj:

Ajo që quhet kidnapim

Baton Haxhiu thotë deklarata që rrokin veprën më të rëndë pe.nale, tr.afikimin me qenie njerëzore ose sk.llavërinë sek.suale.

Kalojnë shumë orë, asnjë kërkimfalje.

Qysh bëhet dhuratë një qenie njerëzore dhe qysh thuhet kjo publikisht?

Pra vendet shqiptare janë ekzotike dhe në emër të tyre flet Batoni, shqiptarët janë egërsira, dhe kid.napimi i njerëzve është transparent, mundet me u bë live nëpër emisione.

Batoni e ka veç një shprehje: “ajo që quhet”.

Dikush t’i thotë atij që quhet gazetar që gratë nuk janë prona e askujt.

Ti nuk e posedon asnjë.

Pas deklaratave të tilla kërkohet falje, duke mos u prezantuar kurrë në jetë më.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera