Lajme

Kurti: I përgëzoj ushtarët tanë në Turqi për guximin

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 09 February 2023

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shkuar në Turqi për t’i dal në ndihmë popullsisë që u prek nga tërmeti 7.8 shkallësh, që deri më tani mori jetën e mbi 17 mijë personave.

Me këtë rast kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka përgëzuar ushtarët e FSK-së për guximin.

“Gjatë ditës së djeshme, njësitë e specializuara të kërkim shpëtimit urban të FSK-së kanë shpëtuar një vajzë dy vjeçare dhe nënën e saj, dhe janë duke vazhduar operacionin. Këto janë kushte shumë të rrezikshme e sfiduese, andaj i përgëzoj ushtarët tanë për guximin, për shkathtësinë dhe për suksesin! Gjithashtu i përgëzojmë të gjithë ata që po shpëtojnë jetë në zonat e goditura nga tërmeti në Turqi e në Siri”, tha Kurti.

-Advertisement-

Kurti tha se Kosova ndan pikëllimin me popujt e prekur nga fatkeqësia.

“E gjithë Kosova është tronditur nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri që ua mori jetën mbi 12 mijë njerëzve, numër ky që po rritet nga ora në orë këto ditë. Ne ndajmë dhembjen dhe pikëllimin me popujt e prekur, ju shprehim ngushëllime familjarëve të viktimave, u dëshirojmë shërim të shpejtë të plagosurve, dhe lutemi për jetën e atyre që janë gjallë nën gërmadha”.

“Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Turqi përbëhet nga një tog i kërkim-shpëtimit urban, dy ekipe mjekësore dhe një ekip K9 me tre qen. Numri i përgjithshëm i personelit të zbarkuar është 36 pjesëtarë të FSK-së dhe ky kontingjent ka zbarkuar në Republikën e Turqisë me datën 6 shkurt. Ndërkaq nga autoritetet menaxhuese turke ka marrë detyrën të operojë në provincën Hatay të Turqisë jug-lindore. Njësitet e FSK-së në provincën Hatay janë duke zhvilluar operacione të kërkim shpëtimit dhe dhënie të ndihmës së parë mjekësore”, theksoi ai.

Përveç Turqisë, tërmeti ka prekur edhe Sirinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera