Lajme

Kurti “i pakompromis për punëtorët“, opozita i shqipton “vërejtje“ për 1 maj

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 01 May 2023

Sikur çdo vend i botës që bën çdo vit edhe Kosova të hënën shënoi 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës. Duke qenë ditë pushimi dhe për shkak të pakënaqësive me kushtet e punës, dikush organizoi edhe një protestë. Kryeministri Albin Kurti tha se qeveria e tij do të jetë e pakompromis për punëtorët, ndërsa opozita alarmoi se kategori të ndryshme të qytetarëve, përfshirë punëtorët, po e lënë vendin. Sindikatat ndërkaq akuzojnë Kurtin se po i shkatërron ato e shoqëria civile thekson se gratë dhe komunitetet joshumicë janë më të diskriminuarat në tregun e punës.

Kryeministri Albin Kurti ka renditur të hënën një varg argumentesh nga pozicioni i tij për atë që ka bërë për punëtorët në Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Por, opozita dhe sindikatat në vend nuk pajtohen me të.

-Advertisement-

Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është përmirësuar, por jo  mjaftueshëm, i ka thënë Gazetës Express Jusuf Azemi, kryetar i Shoqatës së Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat.

Për këtë „përmirësim“ Azemi meritat nuk ia atriubon Qeverisë së Kosovës e as kompanive, por situatës së krijuar, pra ikjes së madhe të kosovarëve jashtë vendit.

”Mungesa e fuqisë punëtorë është arsye që që kemi filluar të marrim shumë oferta dhe jemi në moment që të zgjedhim edhe për paga edhe për kushte“, ka thënë ai.

Sindikalisti kritikon Kurtin për shkatërrimin e atyre që kujdesen që punëtorët të kenë kushte më të mira të punës -sindikatat.

”Kurti në vitin 2023 i ka shkatërruar disa sindikata, këtë ia ka arritur”, thotë Azemi.

Ai madje thekson se ”po duket që qëllimisht Qeveria dëshiron largimin e të rinjve nga Kosova“.

Këtë e arsyeton me faktin që ekzekutivi nuk po vepron asgjë, për nënshkrimin e kontratës kolektive.

Pos, kontratës kolektive, problem mbetet edhe paga minimale që në Kosovë është 170 euro për punëtorët mbi moshën 35-vjeçare dhe 130 euro nën këtë moshë.

Kuvendi i Kosovës e ka kaluar në lexim të parë projektligjin për Pagën Minimale që do të jetë 264 euro bruto.

Azemi paralajmëron se për pagën minimale as nuk do të merren me Kurtin.

”Për pagën minimale në kompani më nuk vendosë kryeministri. Fuqia jonë, kualfikimi e kualiteti jonë e bën të vetën”, ka deklaruar kreu i sindikalistëve të sektorit privat.

Ministria e Financave thotë se në Kosovë janë 17 sosh, por Azemi thotë se organizimi sindikal në vend është më i madh sesa thuhet në shifrat zyrtare.

Sipas tij, ka shumë më shumë shoqata të paregjistruara të cilët nuk mund ta arrijnë normën e kërkuar prej 10 për qind të stafit, siç kërkon juridiksioni kosovar.

”Ka shumë më shumë organizime sindikale. Po ashtu punëtorët mund të bëhen pjesë e sindikatës edhe pa qenë në ndonjë shoqatë“, ka thënë Azemi.

1 Maji i gjen gratë në gjendje të vështirë pune

Luljeta Demolli, nga Qendra Kosovare për Barazi Gjinore, ka alarmuar se punësimi i grave vazhdon të mbetet i ulët, duke e argumentuar kështu atë që në Kosovë ka diskriminim mbi baza gjinore.

Papunësia te gratë mbështetet në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), sipas të cilave në tremujorin e parë të vitit 2022, punësimi i grave ka qenë 17.9 për qind.

Më shqetësues është numri i fuqisë joaktive të grave, sipas po të njëjtit raport, në Kosovë 77.9 për qind e fuqisë joaktive janë gra.

Papunësia e grave është 18.9 për qind, pasqyrojnë të dhënat e ASK-së.

”Kur thuhet që gratë nuk punojnë kjo nënkupton që ato nuk paguhen, gratë punojnë në shtëpi duke u përkujdesur për fëmijët dhe të moshuarit”, ka thënë Demolli teksa shprehej e brengosur për mungesën e aktivitetit ekonomik të grave.

Sipas saj, shteti duhet të veprojë – të paguajë gratë të cilët punojnë në shtëpi.

Punë shtëpiake kryejnë edhe gratë të cilët kanë një kontratë pune. Sipas raportit të Institutit Riinvest “Gratë në Tregun e Punës”, të publikuar në vitin 2017, gratë mesatarisht punojnë 7 orë e 30 minuta, më pas edhe 3 orë në shtëpi.

Në lidhje me këtë, Demolli kërkoi nga Qeveria politika më progresive, ka shtuar edhe politikën qeveritre përmes të cilët gratë lehona të punësuara paguhen gjashtë muaj nga 170 euro, ndërkaq ato të punësuar tre muaj.

”Me ligjin e ri të punës duhet që pushimi i lehonisë të ndahet mes burrit dhe gruas dhe jo gruaja të mbahet kaq gjatë larg aktivitetit ekonomik”, ka deklaruar ajo.

Politikën qeveritare për lehonat organizatat joqeveritare feministe e kishin cilësuar si “patriarkale”, por një varg kritikash ka pasur edhe Bashkimi Evropian, duke aluduar në atë që gratë inkujarohen të kenë më shumë fëmijë ose të mbesin krejtësisht të papuna.

Problemet e grave zgjerohen në fazën e shtatzanisë, të cilat humbin punën ose ulën në pozitë pas kthimit në punë, sipas Sindikatës.

Siç pasqyrohet nga deklaratat e Demollit dhe raporteve për gratë në tregun e punës, problemet e tyre nuk shterojnë.

Madje Demolli alarmoi që në Kosovë ka edhe diskriminim në pagave mbi baza gjinore. Diskriminimi pos gjinor është edhe etnik.

Komunitetet joshumicë ankohen – po diskriminohemi në vendin e punës

”Kur vjen ndonjë konkurs, nuk ka trajtim të barabartë. Automatikisht shikojnë me i eleminu. Por edhe kur punëtorët e thjesht pranohen nëpër puna nuk i kanë rrogat si të shumicës“, nis përshkrimin Genc Broqi, menaxher programesh në organizatën ” Roma Versitas Kosovo”.

Ai në një prononcim për Gazetën Express, ka thënë se punëtorët e komunitetit joshumicë detyrohen që të kryejnë punë më të vështira.

”Ka raste edhe kur i detyrojnë të bëjnë punë të vështira. Shpesh i marrin edhe pa kontrata në mënyrë që t’i marrin kur të duan e të mos ketë kush t’i mbrojë”, ka thënë ai.

Në juridiksionin kosovar komunitetet mbrohen përmes kuotave, por Broqi ka shtuar se këto kuota keqpërdoren.

Sipas tij, vendosen kritere që komunitetet rom, ashkali dhe egjipts nuk mund t’I përballojnë.

”Kërkojnë për një pastruese që të ketë shkollë të mesme, ku dihet që shumë gra nga komunitetet nuk kanë shkollim të mesëm”, ka thënë ai.

Ai vazhdon që sa herë që kriteret nuk zbatohen nga këto komunitete, gjithmonë punësohet një shqiptar ose një serb.

Çfarë ka bërë Qeveria për të drejtat e punëtorëve?

Bazuar në bindjet e Kryeministrit Kurti (të majta), i bie që ai t’i ketë prioritet të drejtat e punëtorëve. Përveç sloganit punë dhe dretësi, Kurti kishte premtuar edhe partneritet me sindikatat. Por qeverisja e ka përballur Kurtin e cila va sindikatat, sidomos me ato të sektorit publik e veçmas me të Arsimit.

Për këto kategori, Kurti ka thënë se iu ka rritur pagat përmes Ligjit të Pagave. Për këtë çështja ka pasur debat nëse një mend ishte rritje.

Për punëtorët dhe cfarë ka bërë për Kurti tregoi në një postim të hënën të cilin e nisi me pagat. Tha se paga minimale po rritet në 250 euro.

Ka shtuar se edhe numri i inspektorëve për monitorimin e këtyre të drejtave po rritet.

”Me qëllim shtimin e inspektimeve për zbatim sa më të mirë të ligjit të punës është ndarë buxheti për të shtuar numrin e inspektorëve në terren. Ndërkohë që në buxhetin e këtij viti kemi paraparë 240 inspektorë shtesë në sektorë të ndryshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Në vazhdim, kryeministri i Kosovës pretendon se politikat qeveritare kanë rritur punësimin në formë të përgjithshme.

”Kosova ka vuajtur edhe nga papunësia edhe nga shkelja e të drejtave në punë. Jemi duke u përpjekur që krahas zgjerimit të punësimit, të eliminojmë në maksimum shkeljet e të drejtave në punë. Jemi të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën e kemi gjetur punëtorin, por do të vazhdojmë të jemi të pakompromis në rregullimin e kushteve të punës dhe respektimin e të drejtave të tij të garantuar me Kushtetutë”, ka thënë Kurti.

Opozita: Të bëhet më shumë për të drejtat e punëtorëve.

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e ka përgjithësuar kritikën për gjendjen e punëtorëve.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se si shtet e shoqëri nuk kanë arritur të sigurojnë trajtim meritor për çdo punëtor.

”Si shtet e si shoqëri ende s’kemi arritur që të sigurojmë trajtimin meritor për çdo punëtor, në cilindo sektor që punon. Për më shumë, sfidën e madhe të emigrimit masiv të të rinjve tanë që kërkojnë një perspektivë larg Kosovës, duhet ta tejkalojmë përmes angazhimit konkret në krijimin e një ambienti të favorshëm që ofron mundësi të barabarta, vende pune me paga konkurruese dhe vlerësim të drejtë për kontributin e punëtorëve”, ka shkruar Krasniqi.

Për 1 maj, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka dhënë katër “vërejtje“, duke e nisur me ”mos rritjen e pagave për sektorin publik”, duke e bazuar argumentin e tij në shkallën e lartë të inflacionit.

”Ligji i pagave në sektorin publik më shumë krijoi probleme se që zgjidhi. Ky ligj krijoi pasiguri pasi uli ndjeshëm pagat në veçanti në institucionet e pavarura dhe për profesionet e rralla në treg (ekspertët e teknologjisë së informacionit, inxhinierët e ndryshëm etj.). Për shkak që është shtyer miratimi i tij pa asnjë arsye, ishte vonë për tu buxhetuar në mënyrë të rregullt në buxhetin e vitit 2023. Për shkak të mungesës së konsultimeve me sindikatat, shumë të punësuar mbetën të pakënaqur dhe ligji përfundoi në Gjykatë Kushtetuese”, është vërejtae dytë e Hotit.

Më pas vazhdon me kritikën për mos rritjen e pagës minimale si dhe për dyfishimin e tatimit në pronë. Sipas deputetit opozitar këto vështirësojnë jetën e qytetarëve.

Që qytetarëve i është vështirësuar jeta në Kosovë mendon edhe Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sipas të cilit inflacioni dhe pagat e ulëta po e zbrasin Kosovën çdo ditë.

”Fuqia punëtore po ikë çdo ditë, vendi ynë po mbetet pa mjekë, pa inxhinierë, ekonomistë e pa mësimdhënës. Kosova rrezikon me mbetë edhe pa pjesëtarë të sigurisë sepse rinia po ikë“, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Për ta kaluar këtë situatë, kreu i AAK-së kërkon nga Qeveria që të lëviz.

”Ftoj qeverinë që t’i ngritë pagat në sektorin publik, të gjejë modalitete për rritjen e pagave në sektorin privat, aty ku është goditja më e madhe nga inflacioni, si dhe më e rëndësishmja, të zhbllokojë buxhetin e shtetit”, ka shkruar Haradinaj.

Në Kosovë protestohet

Për katër muajt e parë të këtij viti në Kosovë kanë humbur jetën nëntë punëtorë, ka thënë Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat.

Për këtë protesta e 1 Majit 2023 në Kosovë nisi me një minutë heshtje.

“Qeveri – kompani, është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë”, është panoja me të cilën kanë ndarë shqetësimin protestuesit. Disa thirrje të tjera janë edhe “Qeveri nënshkruani marrëveshjen kolektive” dhe “Rritni pagat, s’punojmë më për 200 euro”, ishin disa nga parrulat e protestës.

Në Kosovë 1 Maji zyrtarisht është ditë pushimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera