Lajme

Kurti i kthehet Urës së Ibrit, flet për rregullim të pamjes dhe pastrime afër saj, s’jep ndonjë afat

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 28 August 2024

Kryeministri Albin Kurti ka folur për vizitat që pati në zyrën e tij në këto ditë të fundit, përfshirë atë të drejtorit të CIA’s.

Ai tha se në të gjitha këto takime kanë folur edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit për automjete dhe tha se janë duke i bërë konsultimet e nevojshme dhe “punët e shtëpisë”.

“Pas vizitës në SHBA, në harkun kohor të pak ditëve mysafirë i kemi patur në Kryeministri shefin e CIA’s dhe admiralin e KFOR.  Mbështetja e tyre është e palëkundur. Bashkëpunimi i gjerë dhe i fuqishëm kurse përkushtimi i përbashkët është serioz dhe produktiv në shërbim të paqes dhe sigurisë që ecin paralelisht në sundimin e rendit dhe ligjit dhe progresit demokratik e ekonomik”.

-Advertisement-

Ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë njoftoi edhe per vizita të reja.

“Nesër për vizitë vjen Thomas Gofus, ndihmëssekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO-s dhe sot vjen delegacioni danez Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ndërkaq javën e ardhshme do të mirëpresim dy ministra të jashtëm të dy vendeve anëtare të NATO-s”.

“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore në Ibër. Për të cilat jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme dhe punët tona të shtëpisë si për shembull trajtimin e drafiti preliminar të qëndrueshmërisë së Urës e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit. Liri e lëvizjes dhe ajo është e drejtë themelore si në Kosovë ashtu edhe në BE”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera