Lajme

Kurti i jep kredit edhe Amerikës për kalimin e fazës së parë në KiE

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 01 May 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dhënë merita edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kalimin e fazës së parë të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kurti, në njoftimin për telefonatën me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka falënderuar SHBA-në për rolin e saj në këtë proces.

“Ai falënderoi z. Chollet për rolin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës në kalimin e fazës së parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës javën e kaluar, dhe për angazhimin e tyre në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

-Advertisement-

Gjatë kësaj bisede është diskutuar gjithashtu edhe për takimin e nesërm në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiq.

“Ata folën për agjendën e takimit të nesërm dhe pritjet nga ky takim dhe për, siç theksoi kryeministri Kurti, rëndësinë që Marrëveshja Bazë dhe Plani i Zbatimit të saj të zbatohet në tërësi dhe me mirëbesim”, ka shkruar Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera