Kurti i fshehu “pikat” e diskutimit, kryeministri norvegjez e bën “hor” homologun kosovar
Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 29 March 2022
Një “virus” i panjohur e ka kapluar Qeverinë e Kosovës. Është hera e dytë brenda muajit që liderët kosovarë marrin “shuplakë” nga politikanë të huaj.
Kjo për shkak të shtrembërimit ose fshehjes së “pikave” që i bisedojnë nëpër takime të ndryshme.
Ende pa u harruar mirë skandali i zëvendëskryeminisrit Besnik Bislimi, i cili u përgënjeshtrua publikisht nga zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, meqë pas takimit të tyre Bislimi nxori në Twitter përfundime të paqena.
“Fatkeqësisht ky nuk është përshkrim korrekt i asaj çfarë kam deklaruar në takim”, shkroi Berge si kundërpërgjigje ndaj cicërimës së Bislimit se “Berge e mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për pranim në Këshill të Evropës”.
Një veprim të ngjashëm e bëri edhe kryeministri Albin Kurti, pas takimit me kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Støre.
Në komunikatën që e dërgoi Qeveria e Kosovës pas takimit të Kurtit me kryeministrin e Norvegjisë, nuk ishte paraqitur ajo që ishte thënë në takimin e tyre, pasi që Qeveria norvegjeze e nxori në shesh atë që ishte biseduar.
Kryeministri i këtij vendi, Jonas Gahr Støre, është shprehur me ton tepër kritik ndaj homologut të tij kosovar pas takimit. “Nuk mund ta marrim stabilitetin në Ballkanin Perëndimor si të garantuar. Sfidat e pazgjidhura nga vitet ’90 mund t’i vënë zjarrin rajonit përsëri”, tha kryeministri Jonas Gahr Støre, i cili ishte shprehur edhe i zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjedhjet serbe.
Rrallë ndodh që një kryeministër i një vendi të shpreh kaq haptas zhgënjimin me atë që ka takuar, sidomos nëse i mysafiri është kryeministër i një vendi tjetër.
“Kjo mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshjet duhet të zbatohen dhe palët duhet të shmangin veprimet që dobësojnë besimin mes tyre. Prandaj e shfrytëzova këtë takim për të shprehur zhgënjimin që Kosova nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve serbe më 3 prill, sipas mënyrës sesi ishin mbajtur zgjedhjet e kaluara”, deklaroi Støre.
Por, postimi i bërë nga Zyra e Kryeministrit të lë përshtypjen se nuk po flitej për të njëjtin takim.
Në njoftimin e Qeverisë nuk përmendet fare keqardhja e deklaruar nga Støre dhe për më tepër thuhet që ky i fundit “ka shprehur interesim për propozimet konstruktive dhe progresive për Bashkëpunim Rajonal që ka bërë Qeveria e Kosovës”.
Të tjera
-
Mbrojtja propozon të kryhet ekspertizë e re psikiatrike ndaj të akuzuarit për vrạsjen e vëllait
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të a...
-
Sarrazin i kërkon Qeverisë t’i heq masat ndaj mallrave serbe, flet për pasoja të rënda në rast të refuzimit
Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor ka bërë një ana...
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...