Lajme

Kurti i bie pishman sërish, e ri publikon postimin për dy vjetorin fitores së zgjedhjeve: Ishte fitore, sepse fituan qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 14 February 2023

Gazeta Infokus pak më parë raportoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka fshirë një postim në të cilin kishte shkruar për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Mirëpo, pas disa minutave i pari i qeverisë e publikoi sërish këtë postim, ku krahas tij publikoi edhe një fotografi me kryepralamentarin, Glauk Konjufca, ministren e Punëve të jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrin i Bujqësisë, Faton Peci dhe shefen e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

E në postimin e ri publikuar Kurti i bëri edhe disa ndryshime nga ai paraprak.

-Advertisement-

“Bashkë sot, sikurse me 14 shkurt 2021, sikurse në secilën ditë të këtyre dy viteve. Bashkë përballë sfidave e detyrave që kemi përpara. Me përkushtim që nuk zbehet. Me përgjegjësi që rritet.

Fitorja e madhe e shkurtit ishte ndryshe, sepse ishte vetë ndryshimi demokratik. Ishte fitore, sepse fituan qytetarët dhe e gjithë shoqëria. Ajo na rikujton më së miri vullnetin dhe pritjet e popullit, të cilit do t’i shërbejmë çdo ditë me përpikmëri dhe devotshmëri.

Bashkë deri në realizimin e plotë të zotimeve tona për punësim dhe drejtësi”, thuhet në postimin e ri publikuar.

Postimi paraprak:

/Gazeta Infokus/

Kurti shkruan për dy vjetorin fitores së zgjedhjeve, por i bie pishman dhe e fshinë postimi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera