Lajme

Kurti: Gjithcka është gati për fillimin e mbarë dhe me kohë të vitit shkollor, procesi i transferimit të mjeteve për libra vijon

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 28 August 2024

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se gjithçka është gati për fillimin e mbarë dhe me kohë të vitit shkollor 2025-2026.

Kurti bëri me dije se deri tash për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore kanë aplikuar mbi 194 mijë prindër ose kujdestar ligjor, teksa shtoi se procesi i transferimit të mjeteve po vazhdon.

“Teksa na ndajnë pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, vazhdone dhe subvencionimi për tekste dhe materiale shkollore, Deri më tani kanë aplikuar 194 mijë e 180 prindër ose kujdestar ligjorrpër subvenmcionimin e teksteve. Ndërkaq janë subvencionuar gjithsej 171 mijë e 200 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve vijon. Gjithcka është gati për fillimin e mbarë dhe me kohë të vitit shkollor për çka ju uroj suksese të gjithë vogëlushëve, nxënësve e studentëve”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera