Lajme

Kurti gjatë vizitës në Termocentralin “Kosova B”: Do të bëhet një ekspertizë

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 16 December 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për vizitë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq.

Këtë vizitë Kurti e bëri i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ai i Punës e Financave, Hekuran Murati.

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur lajm të mirë që një prej blloqeve është kthyer në punë.

-Advertisement-

“Do të ketë nevojë për një hulumtim, ekspertizë e lartë që të konstatohet defekti. Menaxhmenti më njoftoi se turbinat e gjeneratorit janë dëmtuar dhe kur kanë rënë poshtë e kanë dëmtuar një pjesë që ka bllokuar blloqet. Sot kemi edhe nga Kosova B 280 mgv. Do të vijë një ekspert gjerman i cili do të nisë hetimet”, u shpreh Kurti.

Kurti po ashtu ka thënë se prioritet i Qeverisë mbetet të ketë çmime të përballueshme për qytetarët, sa i përket energjisë e ngrohjes.

“Me bllokun e “Kosovës B”, do të jemi në një vijë që të mos kemi devijim”, tha ai.

Në agjendë, është e paraparë që pas përfundimit të kësaj vizite, Kurti do të shkojë edhe në Termocentralin “Kosova A” në këtë qytet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera