Lajme

Kurti gjatë homazheve te varri i Demaçit, kujton kohën kur ishte në Zyrën e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 26 July 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi. Kurti në këto homazhe ka qenë i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit, Gluak Konjufcca, Skënder Kastrati dhe nga Milot Cakaj. Për Cakajn, Kurti ka treguar se kanë qenë bashkë kolegë në zyrën e UÇK-së.

“Vendosëm lule të freskëta dhe bëmë nderime te varri i Adem Demaçit këtu në Prishtinë, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufcën, me zëvendësin e bacës Adem si përfaqësues i përgjithshëm politik i UÇK-së në Prishtinë e vitit 1998-1999, ish të burgosurin politik Skënder Kastrati dhe kolegun tim nga zyra e UÇK-së, Milot Cakajn në përkujtim të një figure aq të jashtëzakonshme saqë unike të kombit shqiptar”, ka deklaruar Kurti.

“Sot u mbushën pesë vjet kur baca Adem shkoi në amshim dhe sigurisht që kemi pikëllim dhe mallëngjim që nuk e kemi më bacën Adem por edhe kemi krenari e mirënjohje që e patëm dhe e njohëm, që punuam dhe mësuam prej tij. Jeta dhe vepra e bacës Adem, idetë dhe udhëzimet tij na mbushin me përgjegjësi dhe vetëbesim njëkohësisht”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Së fundi është aktualizuar përsëri tema e veteranëve të UÇK-së, pasi që ata janë lënë jashtë ligjit për pagën minimale si rezultat i dyshimeve për manipulimin e listave të veteranëve dhe rritjes së numrit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera