Lajme

Kurti: Futja e Ballkanit Perëndimor në BE, ul ndikimin rus në rajon

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 08 December 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një proces të përshpejtuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe se futja në BE e këtij rajoni do të sjellë përfitime nga BE dhe e do të ulë influencën ruse në Ballkan.

“Tani ka influencë malinje nga Federata Ruse në Ballkanin Perëndimor, futja në BE do të sjellë më shumë demokraci, dhe më pak influencë ruse në këtë drejtim”, tha Kurti në Samitin e socialdemokratëve për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Vjenë të Austrisë.

Shefi i ekzekutivit kosovar, vlerësoi se po jetojmë në kohën e fashizmit rus. “Duhet të jemi bllok kundër këtij fashizmit rus”, theksoi ai.

-Advertisement-

Kurti ka folur edhe për zhvillimet ekonomike e sociale në vend. “Ne kemi rritur pensionet, kemi pasur edhe pakon ekonomike, kemi ndihmuar personat për pagesën e energjisë, i kemi dhënë shtesa në paga, kemi dyfishuar pensionet, ndihmat sociale, kemi studime falas për BA dhe MA. Kemi dhënë bursa për studentë”, tha ai.

Kurti ka folur edhe për rritjen ekonomike të Kosovës, duke thënë se rritja ka qenë mbi 10%.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera