Lajme

Kurti fton qytetarët t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 02 April 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në adresimin e tij në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, krahas thirrjeve ndaj qytetarëve që të gjitha dëshmitë për krimet e lutës në Kosovës t’i paraqesin në Institutin për Krimet e Kryera në Kosovës, u ka bërë thirrje që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Ai ka thënë se në këtë proces i cili fillon të premten, përherë të parë qytetarët do të mund t’i deklarojnë dëmet e shkaktuar gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.

“U bëjë thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë. Nuk kemi mangësi tek shpërpushja e të dhënave por thjeshtë edhe mungesa e tyre. Për herë të parë në këtë regjistrim të popullsisë është përfshirë pyetësori i dëmeve të ekonomive familjare nga lufta 1998-1999. Qytetarët do të t’’i mund t’i deklarojnë dëmet ekonomike, shumat e pronave të shkatërruara, si dhe demete në njerëz, të vrarë, të plagosur të zhdukur apo të burgosur”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Kurti ka thënë se procesi i regjistrimit, përveç se do të na jap një pasqyrë të së tashmes, gjithashtu do të na sigurojë edhe një evidencë të së kalkuarës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera