Lajme

Kurti flet për Urën e Ibrit: S’është çështje e diskutimit është çështje e hapjes

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 13 August 2024

Sot kanë nisur punimet në rrugën Prizren-Tetovë. Aty ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai është deklaruar edhe për çështjen e urës mbi Ibër, për të cilën ka thënë se është çështje e Kosovës dhe se është përmbyllur në vitin 2016-2017 sa i përket Brukselit.

Kurti ka shtuar se fillimisht duhet të pritet raporti për qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit.

-Advertisement-

Ne nuk kemi marrë asgjë zyrtare. Çështja e urës së Ibrit është çështje e Kosovës, është çështje e cila është përmbyllur sa i përket Brukselit në vitin 2016-2017 dhe ura duhet të hapet. Ne dëshirojmë lëvizje të lirë të qytetarëve edhe sundim të ligjit edhe paqe dhe siguri. Nga pikëpamja jonë ajo çfarë duhet të presim është raporti për qëndrueshmërinë e urës. Njëherë duhet ta presim raportin, kur ta shohim e vlerësojmë se sa është e qëndrueshme ura. Nuk e kam parë sepse si ka ardhur ende MAPL-së. Nuk është çështje diskutimi është çështje hapje. Në vitin 2016 janë përmbyllur te gjitha diskutimet dhe është thënë se ura duhet të hapet më 20 janar 2017. Tash nuk jemi as në janar as në 2017. Jemi në gusht 2024”, ka thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera