Lajme

Kurti flet për investime mbi 200 milionë euro për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 06 December 2024

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, nëpërmjet një postimin të bërë në Facebook ka njoftuar se mbi 200 milionë euro investime janë paraparë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak.

Ai ka thënë edhe se modernizimi i hekurudhës do ta transformojë transportimin e mallrave dhe njerëzve.

‘‘Mbi 200 milionë euro investime janë paraparë për rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Hani i Elezit – Leshak. Krahas saj, në agjendë të punës e kemi edhe Hekurudhën Prishtinë-Durrës, që është një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore dhe kombëtare të historisë së pas çlirimit.

-Advertisement-

Modernizimi i hekurudhës do ta transformojë transportimin e mallrave dhe njerëzve, do t’i forcojë dhe shpeshtojë lidhjet e qyteteve, dhe do ta mbrojë mjedisin nga ndotja. Pra më pranë, më shpejt, dhe më pastër!’’

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera