Kurti flet për armatosjen e Serbisë, thotë se është në panik

Autori: Gazeta inFokus
10:30 | 12 April 2022
Në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar edhe armatosjen e Serbisë, duke thënë se ndodhet në një lloj paniku dhe ka frikë se mund të ngelet vetëm, shkruan Gazeta Infokus.
Gjithashtu, i pari i ekzekutivit tha se jemi të kujdesshëm, mirëpo nuk frikësohemi.
“Jemi të brengosur, jemi të kujdesshëm, mirëpo nuk frikësohemi. E dimë që i kanë 44 baza ushtarake rrotull kufirit me Kosovën, që është kufiri më i gjatë, dhe rrotull i kanë 42 baza ushtarake ofensive, por pavarësisht kësaj, ndonëse ne nuk jemi në NATO, NATO është tek ne. Kosova dhe NATO janë pjesë të historisë së njëra-tjetrës, të të tashmes së njëra-tjetrës dhe të së ardhmes. Me investimet që po bëjmë me bashkëpunimin me aleatët tanë, besoj që edhe territori edhe shteti edhe qytetarët janë të sigurt”, tha Kurti.
Ndërkaq, ai shtoi se armatosja e tyre s’është e parrezikshme për rajonin dhe Kosovën, por qytetarët janë të sigurtë.
“Serbia më duket se ndodhet në një lloj paniku kur po e vëren se nuk mund të qëndrojë në 3-4 ulëse njëkohësisht më, po përpiqet të forcohet për vete sepse ndoshta mund të ngelet e vetmuar. Armatosja e vazhdueshme e Serbisë s’është e parrezikshme për rajonin dhe Kosovën, por në anën tjetër, është shprehje e frikës shtyre se mund të ngelin të vetmuar atëherë kur po duket që s’mund të qëndrojnë në disa karrige siç janë mësuar”, tha i pari i Qeverisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Per nje jave çmimi i kafes në Fushë Kosovë rritet dy herë, shkon në 1.50 euro
Çmimi i kafes në Fushë Kosovë ka shënuar rritje këtë javë, duke kaluar nga 1....
-
Dështimi i shtatë për konstituimin e Kuvendit: Palët akuzojnë njëra-tjetrën, nga shoqëria civile kërkojnë reflektim
Kuvendi i Kosovës edhe pas tentimit të shtatë nuk ka arritur të konstituohet,...
-
Osmani kujton masakrën e Mejës: Çdo person i vra* rë dhe i zhdukur, është betim i yni për drejtësi
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Mejës, ku 376 shqiptarë u vran...
-
Ky është 31-vjeçari që vdiq në aksidentin në Vogovë të Gjakovës
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshat...
-
Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga Lëvizj...
-
Peci i merr shembull pakicat për t’ua kërkuar partive tjera votat për Haxhiun kryeparlamentare: E njëjta logjikë duhet të ndjeket
Kryetari i Guxo, Faton Peci iu ka thënë partive të tjera që ta votojnë ka...
-
Cakolli: Dështimi i radhës për konstituimin e Kuvendit është tallje me qytetarët
Eugen Cakolli nga organizata “Demokracia në Veprim” ka reaguar pas dështimit ...
-
Zhduket një e moshuar në Veternik, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj
Një grua e moshuar, Remzije Ahmeti është larguar nga banesa e saj në Vetenik,...
-
Murati: Haxhiu është kandidatja jonë në çdo votim, partitë tjera ta ndryshojnë votën
Deputeti i VV-së, Hekuran Murati ka thënë se deputetët që nuk po votojnë pro ...
-
Murati e thotë edhe këtë: Të gjitha komunitetet pakicë votuan “Për”, subjektet shqiptare jo
Hekuran Murati, deputet i Vetëvendosjes, tha se në votat “Për” Albulena Haxhi...
-
Bajrami: Kallëzimi penal është duke u hartuar
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se kallëzimi penal, që kanë pa...
-
Seanca konstituive vazhdon më 29 prill
As në vazhdimin e sotëm të seancës, e cila kishte nisur më 15 prill, nuk u ar...