Kurti falënderon Walkerin për jehonën që i dha masakrës së Reçakut në rrafshin ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus
16:19 | 14 January 2024
Në prag të 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim miqësor, Ambasadorin William Walker.
Kryeministri Kurti e falënderoi për kontributin e tij të pazëvendësueshëm gjatë kohës së luftës dhe jehonën që i dha masakrës së Reçakut në rrafshin ndërkombëtar, duke përshkruar ndodhinë në Reҫak si masakër dhe krim kundër njerëzimit.
“Rikujtuan vitet 1998 dhe 1999, kur ambasadori William Walker ishte në Kosovë në krye të Misionit Verifikues të OSBE-së, që kishte për mision të verifikonte nëse forcat serbe po vepronin në përputhje me marrëveshjen e tetorit të Kombeve të Bashkuara, për të tërhequr forcat e armatosura dhe për të respektuar armëpushimin”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Ambasadori Walker tha se ndjehet i lumtur dhe krenar për atë që Kosova ka arritur në një periudhë të shkurtër kohore, duke u bërë një nga shtetet më demokratike në Evropë. Ai tha se sa herë që vjen në Kosovë u gëzohet ndryshimeve që i sheh teksa lëvizë nëpër rrugët e Kosovës.
Bashkë me urimet për jetë të gjatë dhe shëndet të mirë, Kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen ndaj Ambasadorit Walker, për rolin e tij korrekt, konkret dhe aq human të treguar në raport me krimet e luftës që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Të tjera
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...