Kurti falënderon Shqipërinë për ndihmën e ofruar pas vërshimeve, por thotë se nuk kemi pasur nevojë
Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 09 February 2023
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se të gjithë vendi është tronditur nga tërmeti tronditës në Turqi dhe Siri që ua mori jetën shumë njerëzve, e që numri i viktimave po rritet nga ora në orë.
Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët e viktimave në emër të popullit të Kosovës, ndërsa ka folur edhe për angazhimin e FSK-së në Turqi.
“Ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me popullin e prekur dhe u shprehim ngushëllime familjarëve të viktimave. Kontingjenti i FSK-së në Turqi përbëhet nga një togë i kërkim-shpëtimit, dy ekipe mjekësorë dhe një ekip K-9 me tre qenë. Numri i përgjithshëm i personelit është 36 pjesëtarë të FSK-së dhe ky kontigjent ka zbarkuar në Turqi më 6 shkurt, ndërkaq nga autoritet turke ka vendosur që të funksionojë në Hatay. Janë duke zhvilluar operacionin e kërkim-shpëtimit dhe dhënie të ndihmës së parë mjekësore. Njësitë e specializuara të FSK-së kanë shpëtuar deri më tani një vajzë 2-vjeçare dhe nënën e saj, e po vazhdojnë operacionin”, ka thënë Kurti.
Ai ka përgëzuar ushtarët e Kosovës për guximin, shkathtësinë dhe suksesin. Kurti ka folur edhe për ndihmën e ofruar nga Shqipëria pas vërshimeve në Kosovë, por që ka thënë se nga institucionet vendore është vlerësuar që ndihma nuk është e nevojshme dhe se situata mund të përballohet me kapacitetet vendore.
“Sa i përket disa prej çështjeve, është e vërtetë se Shqipëria është shprehur e gatshme për të na ndihmuar me ushtrinë e saj kur ndodhën vërshimet javë më parë, por Ministria e Mbrojtjes dhe MPB kanë qenë të qartë se janë shumë falënderues për këtë gatishmëri të Shqipërisë, por nuk ka pasur nevojë për atë lloj ndihme sepse e kanë edhe FSK-ja edhe Policia edhe AME-ja. Pra kemi qenë shumë larg prej limiteve të kapaciteteve tona që të na vijnë në ndihmë, por ata kanë qenë kërkues e ne jemi mirënjohës e falënderues. Në një rast të vështirësimit të gjendjes së vërshimeve, do të mund të na ndihmonte Shqipëria por për shkak të organizimit të mirë që kemi pasur ndërmjet qytetarëve dhe komunave e Qeverisë, kemi arritur që t’ia dalim”, ka deklaruar Kurti.
Kujtojmë se Shqipëria kishte ofruar mbështetje pas vërshimeve në disa zona në Kosovë, ku ende janë duke u vlerësuar dëmet e shkaktuara.
Të tjera
-
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, me fillim nga ora 10:00. ...
-
Kurti s’e takoi Vuçiqin sepse u frikësua – për çfarë e ka fjalën Blerim Latifi?
Analisti Blerim Latifi e komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti dhënë nga ...
-
Klinaku: Kurti mashtrues, bëhet kinse i vë kusht për dorëzimin e Radojiçiqit në anën tjetër koordinohet me të
Faton Klinaku nga OVL-UÇK e ka quajtur kryeministrin Albin Kurtin mashtrues, ...
-
Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit
Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për kushtet e kryeministrit Albin Kurti që i...
-
Kushtet e Kurtit në Bruksel, Borell tregon çfarë tha Vuçiq kur i dëgjoi ato
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell ka duke fol...
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...
-
Kushtetuesja i dha të drejtë PDK’së, Tahiri: Fitore e sundimit të ligjit mbi tendencën për frikësim e shantazh nga pushteti
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahi...
-
Stuhia e paralajmëruar, breshër i madh në Ferizaj
Gjatë ditës së sotme Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, k...
-
Vuçiq flet pas takimeve me Borrell e Lajçak: Kurti nuk deshi të më takoj
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për mediat në Bruksel se gjatë ru...