Kurti: Është koha që Vetëvendosje të vij në pushtet
Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 27 June 2018
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti po merr pjesë në punimet e Këshillit të Internacionales Socialiste që është duke u mbajtur në selinë e OKB-së në Gjenevë.
Në këtë Këshill marrin pjesë parti politike socialdemokrate nga mbarë bota.
Në një fjalim që ka mbajtur në këto punime Kurti ka folur për Lëvizjen që ai udhëheq duke thënë se është parti e majtë që i kundërvihet qeverive neoliberale që kanë sunduar vendin në dy dekadat e shkuara.
“Si popull ne kemi dalë prej një kolonizimi që zgjati 100 vjet, kemi dalë prej luftës në fund të viteve 90, dhe i kemi mbijetuar një gjenocidi. Prandaj, si një Lëvizje politike, nuk kemi asnjë dyshim se ne jo vetëm që do mbijetojmë ndaj qeverisjes aktuale autoritare në Kosovë, por do të jemi fitimtarë”, ka thënë Kurti.
Një pjesë e fjalimit të Kurtit:
Pothuajse gjysma e popullsisë tonë është lënë e papunë, ndërkohë që vetëm 1 në 8 gra të Kosovës kanë vend pune. Përmes modelit tonë ekonomik neo-Keynesian, përmes shtetit zhvillimor, ne jo vetëm që do ta luftojmë papunësinë; ne do të garantojmë të drejtat e punëtorëve, do të forcojmë sindikatat dhe do të mundësojmë kontratat kolektive, do të zvogëlojmë orët e punës dhe do të rrisim rrogën minimale dhe sigurinë në punë, do të luftojmë korrupsionin dhe do të rishpërndajmë të ardhurat në mënyrë të drejtë, përmes taksimit progresiv. Ky ndryshim do të thotë 24 orë ujë i pijshëm në çdo shtëpi; strehim social për të pastrehët; kanalizime dhe infrastrukturë për periferitë e parregulluara të qyteteve. Arsim e shëndetësi cilësore dhe falas, sepse këto nuk janë mallra për treg, janë të drejta që çdo qytetar duhet t’i gëzojë.
Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008, e deri më sot është njohur nga 113 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara. Në 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi në favor të pavarësisë që ne kemi shpallur, dhe Kosova sot është anëtare e FMN-së, Bankës Botërore dhe shumë organizatave ndërqeveritare, duke përfshirë dhe FIFA-n.
Ne synojmë të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian, sepse duam të japim kontributin tonë për një Evropë më sociale. Megjithatë, nuk jemi duke punuar vetëm për njohjet e jashtme për pavarësinë tonë. Ne kemi luftuar për lirinë tonë të përbashkët, por liria nuk lidhet veç me sovranitetin e jashtmë. Liria është edhe përgjegjësi, e jashtme ndaj vendeve të tjera, dhe e brendshme ndaj gjithë qytetarëve tanë. Përgjegjësia e çdo vendi dhe e çdo qeverie; që do të jetë edhe jona kur të jemi në qeveri, është të sigurojë të drejtat politike e ekonomike, sociale e kulturore të njerëzve, pa asnjë diskriminim.
Njerëzit në vendin tonë prej shumë kohësh po shpresojnë në këtë ndryshim, dhe janë duke u organizuar. Vitin e shkuar, në zgjedhjet parlamentare, Lëvizja jonë e dyfishoi mbështetjen dhe fitoi pjesën më të madhe të vitave krahasuar me çdo parti tjetër politike. Si një Lëvizje politike ne i fituam zgjedhjet, por na e penguan ardhjen në qeverisje, me taktikat e orëve të fundit të pushtetarëve dhe me koalicionet joparimore të partive të djathta. Megjithatë rezultatet zgjedhore na treguan se e vetmja gjë që mundën të bëjnë, ishte të blenin pak kohë. Rënies së tyre i ka ardhur koha qëmoti. Socialdemokracia shumë shpejt do të fitojë. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të jetë qeverisësja e ardhshme e Kosovës.
Dua t’ju ftoj të gjithëve në Kosovë, që ta shihni ndryshimin që ka për të ardhur në një vend të vogël që nuk pranon të ketë për fat determinizmin neoliberal. Vizitojeni Kosovën që të takoheni me popullin tonë, të mësoni mbi betejat e shpresat tona, që besoj se për nga vlerat janë të ngjashme me betejat e shpresat tuaja. Dëshiroj t’ju ftoj secilin prej jush, ata që vijnë prej vendeve që e njohin pavarësinë e Kosovës, por edhe ata që ende nuk e kanë njohur. Ne dëshirojmë të kemi mundësinë të njihemi me ju, të mësojmë prej njëri-tjetrit, dhe të çojmë përpara betejën kundër pabarazisë, për drejtësi shoqërore e ndërkombëtare.
Zyrtarja e BE-së shpreson se liberalizimi do të bëhet shumë shpejt
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...