Lajme

Kurti: Ende nuk kam marrë përgjigje nga Borrelli për takim me Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 13 June 2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth një takimi të mundshëm me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Kurti tha se duhet të ketë intensifikim i dialogut sepse kështu mund të sigurohet zbatimi i marrëveshjeve Kosovë-Serbi.

Ai tha se ende nuk ka marrë përgjigje nga kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrel për takimin me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Nuk kam marrë përgjigje ende nga zotëri Borrell sepse kur biseduam ai ishte në një aeroport para një udhëtimi tjetër dhe besojë se së shpejti do të na përgjigjet që të kemi së shpejti një takim në Bruksel. Jam konstruktiv dhe i përkushtuar sepse besojë që pa i intensifikuar takimet nuk mund t’i zbatojmë marrëveshjet. Ajo çka na nevojitet është sekuencimi i marrëveshjeve. Pra, ne bëjmë një hap, Serbia bën një hap”, tha Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera