Lajme

Kurti emëron zëvendësministër ish-ushtarakun serb, reagon Kadrijaj: Me kohë kemi alarmuar se kjo qeveri është antikombëtare

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 06 August 2023

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas emërimit zëvendësministër të një ish-ushtaraku serb nga kryeministri Kurti.

Kadrijaj ka thënë se me kohë është alarmuar se kjo qeveri është antikombëtare.

“Albin Kurti paska emëru për zëvendësministër një ushtarak të ushtrisë serbe, i cili e paska pohuar vet që ka qenë pjesë e kësaj ushtrie gjatë kohës që shqiptarët vriteshin e masakroheshin. Se kjo qeveri është antikombëtare kemi alarmuar qysh herët, nisur nga urrejtja për ata që kanë udhëhequr luftën dhe nga diskriminimi që i bëhet veteranëve”, është shprehur Kadrijaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera