Lajme

Kurti e Vitia vizitojnë 500 të izoluarit në Qendrën e Studentëve

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 31 March 2020

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat në detyrë, atë të Shëndetësisë, Arben Vitia, të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykemte Bajrami dhe të Infrastrukturës, z.umir Abdixhiku, vizituan stafin e Karantinës e krijuar në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë.

Kjo u bë e ditur nga një komunikatë për media nga zyra e kryeministrit, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë njoftim thuhet se të kantinuarit vizitohen 5 herë në ditë dhe dy herë kotnrollohën nga profesionistët.

-Advertisement-

“Aty u pritën nga stafi dhe vullnetarët e shumtë. Momentalisht aty janë 500 të karantinuar. Të gjithë të karantinuarit vizitohen deri në 5 herë në ditë, ku dy herë në ditë kontrollohen nga profesionistët shëndetësor dhe 3 herë nga ekipi i logjistikës ku u bëhet edhe dërgimi i ushqimit nëpër dhomat e tyre”, thuhet në njoftim.

Në vazhdim të njoftimit thuhet se përvojat në të cilat po kalon secili vullnetar duhet të mbahen shënime dhe të shëndrrohen në përvoja e ide institucionale.

“Duhet të mbahen shënime për përvojat nëpër të cilat po kalon secili vullnetarë dhe pastaj ato të bëhen përvoja e ide institucionale. Si Qeveri po punojmë që këtë sfidë ta kalojmë sa më lehtë, dhe, mësimet e nxjerra duhet të na shërbejnë për sfidat e ardhshme që lutemi të mos i kemi kurre”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera