Lajme

Kurti e takon emisarin britanik, ai ofrohet për të ndihmuar në në dialogun Kosovë – Serbi

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 05 July 2022

Kryeministri Albin Kurti e ka takuar emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach në margjinat e Tryezës vjetore të 26-të të organizuar nga prestigjiozja britanike The Economist.

“Zhvillimet në Kosovë në rajonin e Ballkanin Perëndimor ishin tema kyçe të takimit”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Kurti e njoftoi emisarin për reformat e nisura, duke theksuar “përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim ekonomik, reformë në drejtësi dhe qeverisje të mirë”.

-Advertisement-

“Duke vlerësuar lart marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Emisari Peach shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të sigurisë. Marrë për bazë përvojën e gjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, emisari Peach shprehu vullnetin e tij për të ndihmuar në procesin e dialogut”, njofton ZKM.

“U bisedua lidhur me ndikimin e aktorëve të tretë, e në veçanti ndikimin rus në rajon dhe pasojat e mundshme të kësaj ndërhyrje përmes shpërndarjes së informatave të rrejshme”, thuhet tutje në njoftim.

Kurti dhe Peach u dakorduan për intensifikim të përpjekjeve me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe integritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera