Kurti e përmend rrezikun për luftë me Serbinë edhe për Reuters
Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 10 August 2022
“Kosova është e përgatitur të qëndrojë kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia pasi përkeqësimi i grindjeve me minoritetin serb mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur”, tha kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Reuters të mërkurën.
Shefi i qeverisë ka përsëritur përsëri deklaratat e tij rreth mundësisë së fillimit të një lufte në Kosovë. Një deklarim të tillë e ka bërë për gazetën për gazetën italiane “La Repubblica”, të hënën, ku ka deklaruar se rreziku për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Madje, ai tha që do të ishte “i papërgjegjshëm” nëse do të thoshte të kundërtën.
“Nuk duhet të përjashtojmë që këto politika agresive të Beogradit mund të shndërrohen edhe në një sulm kundër Kosovës në një mënyrë apo tjetrën”, tha Kurti për Reuters.
“Ne jemi vigjilentë, por jo të frikësuar. Nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë ose në vijim, por do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të përjashtohej…mundësia e rritjes së tensioneve dhe konflikteve të reja”.
“Presidenti despotik (rus) (Vladimir) Putin është një njeri i luftës dhe ai do të kishte interes për të përhapur luftën, sepse ai dëshiron të normalizojë luftën,” tha Kurti, duke aluduar për pushtimin e Rusisë në Ukrainën fqinje në shkurt.
“Ne kemi institucionet dhe organet tona të sigurisë dhe mbrojtjes, Kosova është shtet tani, ky nuk është viti 1998”, tha Kurti. “Ky është viti 2022, kështu që ne jemi shumë më të përgatitur për të mbrojtur sovranitetin tonë, integritetin territorial, për të mbrojtur demokracinë, sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe për të mbrojtur progresin tonë.” Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq pritet të takohen në Bruksel për më shumë bisedime më 18 gusht. Beogradi dhe Prishtina janë të përkushtuar publikisht për një dialog të sponsorizuar nga BE për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, por pak përparim është bërë. Kosova i është bashkuar dënimit të BE-së dhe SHBA-së për veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe i është bashkuar sanksioneve kundër Moskës. Serbia nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë pavarësisht synimit të saj për t’u bashkuar me BE-në dhe për të harmonizuar politikën e jashtme me bllokun.
Reuters shkroi se Kosova e hodhi poshtë dominimin serb në vitin 1999 pasi sulmet ajrore të NATO-s i dhanë fund një kundër-kryengritjeje brutale nga forcat serbe të sigurisë. Por Serbia ligjërisht ende e konsideron Kosovën pjesë integrale të territorit të saj dhe me ndihmën e Moskës e ka bllokuar Kosovën nga anëtarësimi në institucione të ndryshme ndërkombëtare.
NATO ka rreth 3,700 trupa të stacionuara në Kosovë për të ruajtur paqen e saj të brishtë dhe javën e kaluar tha se do të ndërhynte në përputhje me mandatin e saj nëse rrezikohej stabiliteti, raporton Reuters.
Të tjera
-
Aksidenti në Dragash: Varrosen nënë e bijë, familjarët falin gjakun
Janë varrosur nënë e bijë që humbën jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi...
-
Prona në Veternik, nuk ka prova se është fituar me falsifikim të dokumentit (dokument)
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm me Aktvendimin e...
-
Vetura shkel një këmbësor në Prishtinë
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku afër objektit të Komunës së ...
-
Pas vrā sjes së policit, Gjermania në kërkim të shtetasit serb nga Prishtina që bëri thirrje për sulmé tjera
Autoritetet gjermane janë në kërkim të një shtetasi serb, i lindur në Prishti...
-
Mes dhimbjes së shprehur gjithandej, “Imam Meti” i lindur në Prishtinë festoi për vrἀsjen e policit gjerman
Një polic u sulmua me thikë të premtën në Manheim të Gjermanisë nga një 25-vj...
-
KFOR për situatën në veri: Jemi të përgatitur në rast të rritjes së tensioneve
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan U...
-
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
Organizata më e madhe në botë për të drejtat e fëmijëve, UNICEF, ka botuar në...
-
Ramush Haradinaj – Albin Kurtit: Ende nuk je përgjigjur se si u gjete i mbuluar me batanije, në një makinë me agjentë serbë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, reaguar pas p...
-
Tre qenë të ngordhur nga helmimi në Prishtinë, flasin nga AUV
Gjatë ditës së djeshme ka pasur raportime rreth dyshimeve se disa qenë janë h...
-
KCSF lanson fazën e dytë të Programit EJA Kosovë dhe ndanë Çmimin për Demokraci 2023
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ka mbajtur sot ceremoninë e lan...
-
Aktivistë të PSD-së thumbojnë VV-në për Radojiçiqin, ia modifikojnë moton “Me zemër”
Aktivistë dhe anëtarë të PSD-së së Dardan Molliqajt kanë filluar të shpërndaj...
-
Kryeministri Kurti i kundërpërgjigjet Liburn Aliut i cili tha se VV-ja gaboi që mbështeti PVD-në në zgjedhjet në Luginë
Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur ministrit të Infrastrukturës, bas...