Lajme

Kurti e Murati nisin turin e vizitave tek prodhuesit vendorë

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 13 August 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë nisur turin e vizitave tek prodhuesit vendorë.

Këtë të shtunë ata vizituan një kompani në Gjakovë e cila është edhe përfituese e subvencionimit të kredive investive.

Murati thotë se si rezultat i mbështetjes së ofruar kjo kompani ka arritur të zgjerojë edhe më tej kapacitetet prodhuese.

-Advertisement-

“Turin e vizitave tek prodhuesit vendorë, bashkë me Kryeministrin e filluam në kompaninë Rronifer në Gjakovë e cila ka 200 punëtorë dhe gjysmën e prodhimit tashmë e eksporton në rajon e Evropë. Kompania është një nga përfituesit e subvencionimit të kredive investive, si pjesë e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Si rezultat i mbështetjes së ofruar, kompania në fjalë ka arritur të zgjerojë edhe më tej kapacitetet prodhuese me makineri zvicerane dhe bashkëkohore, të cilat garantojnë cilësi dhe rritje të prodhimit. Qeveria për prodhuesit”, ka shkruar ai në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera