Lajme

Kurti: E mirëpresim angazhimin e SHBA-së në procesin e dialogut

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 19 October 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka dalë në një konferencë për media, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë konferencë Kurti tregoi se çka u diskutua në këtë takim, por që nuk dha shumë detaje.

“Me zotin Escobar folëm për peshën dhe rëndësinë e raporteve tona dypalëshe, partneritetin ndërmjet vendeve tona, për progresin dhe reformat në Kosovë, ballafaqimin me krizën energjetike, për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin e dialogut dhe rrugën përpara. Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje dhe propozimeve konkrete që japim, Republika e Kosovës është treguar se është palë konstruktive dhe kreative në dialog”.

-Advertisement-

I pari i qeverisë tha se Kosova është e gatshme për marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër.

Ai gjithashtu ka thënë se e mirëpresin interesimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut me Serbinë.

“E mirëpresim gjithmonë interesimin dhe angazhimin e SHBA-së në këtë proces. Me SHBA-në jemi aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime”, ka thënë Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera