Lajme

Kurti e Mickoski për incidentin e Osmanit në aeroport, presin raport zyrtar

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 05 August 2024

Kryeministri i Maqedonisë Veriut, Hristijan Mickoski ka shprehur keqardhje lidhur me rastin e presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, derisa tha se pritet raport i hollësishëm lidhur me këtë rast. Këtë deklaratë ai e bëri në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Shkup.

Mickoski, tha se me Kosovën kanë bashkëpunim të mirë. Për rastin e presidentes Osmani në aeroport, Mickoski tha se “pret raport të hollësishëm”, ndërsa tha se i vjen keq që ka ndodhur ky rast.

Edhe shefi i ekzekutivit kosovar, Kurti tha se pret zbardhjen e rastit me rastin e presidentes Osmani në Aeroportin e Shkupit.

-Advertisement-

“Padyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes me 2 gusht në Aeroportin e Shkupit, aq më tepër që ka qenë me familje me dy vajza të vogla, autoritetet e Maqedonisë së Veriut, krerët shtetëror këtu kanë shprehur keqardhjen tyre e do të ketë një raport zyrtar që do të zbardhë këtë çështje në tërësi edhe çka ka ndodhur edhe të mos na përsëriten më situate e tilla. Besoj që duhet ta synojmë të vërtetën dhe kurrsesi tensionimin. Le të zbardhet rasti, janë organet përkatëse që e bëjnë këtë gjë”, tha Kurti.

Ai ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kanë marrëdhënie të mira bilaterale.

“Ne kemi marrëdhënie të mira bilaterale, derisa në çdo fushë kemi punuar dhe kemi rritje të cilësisë e po ashtu, edhe të ekonomisë e tregtisë”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se Presidenca e Kosovës ka akuzuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, duke thënë se, gjatë 1 gushtit, presidentes Vjosa Osmani është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit (TAV).

Incidenti ka ndodhur para udhëtimit të planifikuar të Osmanit drejt Sllovenisë, ndërsa presidenca e Kosovës nuk ka bërë të ditur nëse qëllimi i udhëtimit të saj ka qenë zyrtar apo i natyrës private.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera