Lajme

Kurti e konsideron sukses diplomatik ndërrimin e objektit të një konsullate

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 21 June 2024

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Hamburg e ka vizituar objektin e ri të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës.

Sipas tij, ndërrimi i objektit të konsullatës, është një dëshmi e qartë e angazhimit të qeverisë së tij për të mbrojtur imazhin e Kosovës kudo nëpër botë.

“Gjatë qëndrimit në Hamburg vizitova objektin e ri të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, e cila gjendet në Rotherbaum në një nga lagjet më të bukura të qytetit, fiks përballë stacionit të metros Hallerstrasse U1 në adresën Rothenbaumchaussee 133 (20149 Hamburg)”, ka shkruar ai në Facebook teksa ka publikuar edhe fotografitë gjatë vizitës.

-Advertisement-

“Ndërrimi i objektit të konsullatës është një dëshmi e qartë e angazhimit të Qeverisë së Kosovës për të mbrojtur imazhin e Republikës së Kosovës kudo në botë dhe për të ofruar shërbime sa më të mira konsullore për qytetarët tanë”, ka shkruar ai.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg, së bashku me pesë misionet tjera konsullore në Gjermani, përbën misionin më të madh diplomatik dhe konsullor të Kosovës në botë, ka thënë Kurti.

“Ky mision nuk është vetëm në shërbim të mërgatës tonë të madhe në Gjermani, por edhe një pasqyrë e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”, ka shkruar në fund ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera