Kurti e fton Thaçin të shmangin dallimet përballë Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 14 February 2020
Periudha e mosdurimit dhe e akuzave të ndërsjella ndërmjet Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit duket se ka pushuar.
Tani Kurti, si kryeministër, i ka kërkuar zyrtarisht bashkëpunim presidentit Thaçi, duke e ftuar për koordinim në politikën e jashtme.
Një ditë para Konferencës së Sigurisë në Munih, kryeministri i ka dërguar një shkresë shefit të shtetit duke ia propozuar për takim tri orare brenda së njëjtës ditë. Por Zyra e Presidencës ka njoftuar se Thaçi tashmë ndodhet në Munih, teksa ka paraqitur edhe agjendën e takimeve. Kurrkund nuk e ka përmendur koordinimin e mundshëm me shefin e ekzekutivit, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Politika e jashtme është ajo që do të duhej të na bashkojë. Prezantimi sa më i denjë i Republikës sonë e tejkalon secilin prej nesh. Le ta japim tërë kapacitetin tonë intelektual e patriotik në prezantimet e takimet që do t’i bëjmë. Ju ftoj për sot në orën 12:00, 16:00 ose 17:30, apo edhe në mbrëmje që të takohemi e të dakordohemi së bashku për temat e për qëndrimet tona”, thuhet, mes të tjerash, në letrën e Kurtit drejtuar Thaçit, të enjten.
Por Presidenca nëpërmjet një kumtese për media ka njoftuar se Thaçi tashmë ka udhëtuar për në Gjermani.
“Në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Munihut, presidenti Thaçi do të ketë takime të ndryshme bilaterale, ndër të tjera, edhe me senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy, me ndihmës-sekretarin e Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, pastaj me drejtorin politik të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, si dhe me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftim. Aty më tej shkruan se presidenti Thaçi në kuadër të kësaj konference do ta takojë edhe të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump për dialogun Kosovë- Serbi, ambasadorin Richard Grenell.
Të tjera
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...