Lajme

Kurti e Donfried bien dakord për vendosjen e një agjende për dialog e paqe

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 30 December 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ndihmës-sekretaren e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, për të forcuar demokracinë dhe vendosjen e agjendës për dialog dhe paqe.

Kurti përmes Twitterit bëri të ditur se ndër të tjera u diskutua edhe për rritjen e marrëdhënieve transatlantike.

“Bisedë e shkëlqyer me ndihmës-sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, dy ditë para Vitit të Ri 2022. Ne diskutuam çështje të rëndësishme duke filluar nga ekonomia jonë e jashtëzakonshme deri te rritja e marrëdhënieve tona transatlantike. Ne ramë dakord të punojmë së bashku për të forcuar demokracinë tonë dhe për të vendosur një agjendë për dialog dhe paqe”, ka shkruar Kurti në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera