Lajme

Kurti: Draft-statuti për Asociacionin më i avancuari deri sot – nënshkrimi është garancion për pranim të marrëveshjes

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 14 November 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris është takuar me asistentin e sekretarit të shtetit, James O’Brien, për Evropë edhe dhe Euroazi, me të cilin tha se ka biseduar lidhur me atë se si duhet ndihmuar Kosova, për të avancuar edhe në aspektin e njohjeve ndërkombëtare, transmeton Reporteri.net.

Në një intervistë nga Parisi – të shtunën për Context të ATV-së, Kurti ka folur pak më gjerësisht për draft-statutin për Asociacionin që i është prezantuar Kosovës.

“Me datën 21 tetor erdhi pesëshja e emisarëve, e cila erdhi për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe aty më 24 tetor, unë ua dërgova vërejtjet për atë draft-statut. Është e çartë se ai draft-statut është pakrahasueshëm më i avancuar se siç kanë qenë në 2013 e 2015. Këtu janë çështjet e përmbajtjes, por unë do të thosha që kryesorja është se ky draft-statut fillon me atë se në çfarë shteti ndodh kjo gjë. Pra, së pari kemi një pranim të thelbit dhe të kornizës e që është shteti demokratik, Republika e Pavarur e Kosovës dhe në anën tjetër, megjithatë, unë kam dërguar vërejtjet, komentet, kritikat e mia për këtë draft me datën 24 tetor, me qenë se natyrisht nuk është një draft i cili do të shkruhej prej meje saktësisht asisoj”, u shpreh Kurti.

-Advertisement-

Kurti ritheksoi se dallimi kryesor është korniza, është themeli se ku ky draft beson që do të zbatohet, dhe për këtë arsye, thotë ai, “edhe unë kam thënë se është i pakrahasueshëm me të tjerët, që përafroheshin në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015 dhe ku në fakt nuk kishte barazi midis palëve”.

“Unë nuk mund ta pranoj asnjëherë akuzën për zvarritje. Kosova ka qenë konstruktive, kreative e përkushtuar prej fillimit. Unë kam thënë le të nënshkruajmë me 27 shkurt në Bruksel, kam thënë le të nënshkruajmë me 18 mars në Ohër dhe tash së fundmi le të nënshkruajmë me 26 tetor në Bruksel. Unë nuk zvarris kurrë. Mua kur mu tha që është e rëndësishme të bëhet sa më shpejt normalizimi, unë thash le ta bëjmë sonte. Pra, edhe marrëveshja bazike, edhe aneksi i zbatimit, po e fusim edhe këtë draft statut, përkundër vërejtjeve të mija, por ato le të nënshkruhen sepse unë konsideroj që vetëm nënshkrimi është garancion për pranim të marrëveshjes që më pastaj edhe zbatohet”, shtoi tutje Kurti.

Kurti ndërkohë sërish ka kritikuar Serbinë.

“Kemi pasur shkelje nga pala serbe të marrëveshjes në mënyrë që të eliminojmë edhe shkeljet e kaluara, por të parandalojmë edhe shkeljet e ardhme. Është e rëndësishme që ta bëjmë nënshkrimin e kësaj pakete. Këtë paketë unë e kam parë të tillë që fillon me marrëveshjen bazike, vazhdon me pjesën integrale aneksi i zbatimit dhe, edhe ky draft statut, përkundër kritikave të mia, meqenëse situata është urgjente në kontinentin tonë, pas agresionit rus kemi edhe rishfaqjen e krizës në intensitet të lartë në Lindjen e Mesme, në këtë luftën ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Atëherë le ta bëjmë në Bruksel si kryeqytet i dyfishtë i Evropës dhe i NATO-s dhe në kuadër të samitit të Këshillit Evropian, që është institucioni më i lartë i 27-shës, le ta bëjmë nënshkrimin menjëherë. Pra, urgjenca e tyre është ajo e cila me ka thënë mua që është e rëndësishme në partneritet, në aleancë, në miqësi me krerët e Bashkimit Evropian ta kryejmë atë punë qysh në mbrëmjen e 26 tetorit, por ajo shancë u humb, mua me vjen shumë keq dhe kjo ka ndodhur për shkak të destruktivitetit të palës serbe, përkatësisht të presidentit të Serbisë, i cili së pari nuk ka pranuar të nënshkruajë me mua dhe së dyti, ka insistuar në një letër anësore shtesë ku kundërshtimit të Pavarësisë së Kosovës dhe ulëses në OKB për Kosovën, ia ka shtuar edhe mosrespektimin e integritetit territorial që është për tu gjykuar nga të gjithë”, ka thënë kryeministri Kurti mes tjerash.

Kurti po ashtu ka folur edhe për atë se Giorgia Melon, Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron po i konsiderojnë valide “shkeljet e Serbisë”.

“Edhe unë i konsideroj valide, por Serbia i ka shkelur dhe do duhej të ketë reagim ndërkombëtar ndaj Serbisë që i ka shkelur në vazhdimësi këto dy marrëveshje që i kemi, ndërkohë që për draft statutin nuk mund të thuhet që kemi marrëveshje. Ajo do të mund të ishte pjesë e një pakete ku unë kam insistuar nga partnerët tanë evropianë gjithashtu të kemi edhe statusin e vendit kandidat dhe partneritetin për paqe”.

Kurti ka shtuar se “Marrëveshja bazike është njohje de facto”.

“Problemi është që Serbia nuk po e zbaton dhe po e shkelë. Marrëveshja bazike është njohje de facto. Ajo duhet respektuar dhe duhet zbatuar. Në vend që të respektohet dhe të zbatohet, Serbia as s’po e zbaton edhe po e shkelë. Nuk më përket vetëm mua të flas si palë në anën tjetër të tryezës, i përket ndërmjetësve që ta thonë këtë gjë hapur”, shtoi kryeministri Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera