Lajme

Kurti do të udhëheq Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 14 September 2022

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 96-të që pati këtë të mërkurë, miratoi formimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë mbledhjes bëri të ditur se ai do ta udhëheq këtë komision dhe se takimi i parë do të mbahet pasditen e sotme.

“Si kryeministër propozoj që të themelohet komisioni ekzekutiv për shëndetësi. Ky komision ka këto përgjegjësi: e para të bëjë analizën dhe ndarjen bashkëpunimit publiko-privat”.

-Advertisement-

“Reformimin e SHSKUK-së përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale, zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë, themelimin e spitalit rajonal të Prishtinës”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera