Lajme

Kurti dikur thoshte “Unë dhe LVV e kemi çmontuar Contour Global”, Arifi: Kadal bac se s’çmontohet kompania Amerikane aq lehtë

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 06 October 2023

Ish-kryenegociatori në dialogun Kosovë – Serbi, Avni Arifi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për rastin e kompanisë “Contour Global”, ku Kosova është e detyruar të paguajë mbi 20 milionë euro dëmshpërblim, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Kurti thoshte se ai së bashku me VV-në e ka çmontuar kompaninë “Contour Global”.

““Unë dhe LVV e kemi çmontuar Contour Global” thoshte dikur nga foltorja e parlamentit Albin Kurti. Kadal bac se sçmontohet kompania Amerikane aq lehtë. E si është çmontuar dhe kush është çmontuar?? Në vitin 2023 nga Contour Global është dashur të përfundojnë punimet e Kosovës së Re dhe Kosova do të prodhonte 500MË rrymë më shumë. Albini e anuloj dhe tash harroj 500MË por edhe nja 20 milion dëm që do të i paguaj kësaj kompanie nga buxheti i shtetit. Pra as paret as mallin”, ka shkruar Arifi.

-Advertisement-

Ndryshe ai thënë se për këtë dimër duhet të lutemi që të jetë dimër i butë e duke ju drejtuar Kurtit që “për fund kqyr qato 20€ miljon se po i duhen Contourit e vazhdoni ti dhe LVV të çmontoni”.

“Për këtë dimër duhet prap të lutemi se dimri do të jetê i butë dhe çmimet në tregjet ndërkombëtare sdo të rriten. Varësi totale me 14.7mlrd t thëngjill nën këmbët tona. Kur shtetet më të zhvilluara në botë si Gjermania i ka hapur termocentralet dhe prodhojnë energji nga thëngjilli, Kosova nën qeverisjen Kurti bëhet më “katolik se papa” dhe tenton të bëj dekarbonizimin e planetit. Good luck. Mos të harrojmë se çmimi i rrymës sot është €108 e dalëngadal po rritet kurse nga Countour Global do të blihej $83.  Keni pare ju me ble edhe pse spo e publikoni sa keni ble dy vitet e kaluara. Edhe për fund kqyr qato 20€ miljon se po i duhen Contourit e vazhdoni ti dhe LVV të çmontoni”, ka shkruar tutje Arifi./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera