Lajme

Kurti dhe Konjufca bojkotojnë hapjen e “Prishtina Mall”, Osmani mbyllë sytë para skandaleve të aksionarit

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 08 March 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca nuk po marrin pjesë në hapjen e sontme të qendrës tregtare, Prishtina Mall, ani se ishin të ftuar.

Bojkoti i tyre vjen pas arrestimit për fajde të njërit prej aksionarëve më të mëdhenj të kësaj qendre, Skender Bajrami, njëherit pronar i Autosallonit “Alberti”.

Si ta nuk ka vepruar edhe presidentja Vjosa Osmani e cila po merr pjesë në ceremoni dhe duket se nuk i ka penguar skandali.

-Advertisement-

Bajrami, krahas fajdes, është i akuzuar edhe për dy vepra tjera penale, “Shmangie nga Tatimi” dhe “Detyrim”.

Qendra “Prishtina Mall” ishte kryetemë për të keq edhe gjatë së martës.

Aty shefi i një lokali dhe vëllai i tij dyshohen se sulmuan punëtorin me grushte dhe çekan, vetëm pse ua kërkoi rrogën.

Viktima u dërgua në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor, kurse dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e dy vëllezërve të dyshuar dhe inicimin e rastit ndaj tyre për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera