Lajme

Kurti dhe Kearns flasin për Serbinë pas agresonit të 24 shtatorit: Ndëshkimi është vendimtar

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 22 October 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim deputeten dhe Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Duke e falënderuar Kearns për vizitën, Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe të saj për Republikën e Kosovës.

Në takim u theksua që prioritet kryesor për Kosovën është siguria e shtetit dhe e qytetarëve.

-Advertisement-

“U tha se pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje”.

“U bisedua për përkushtimin e plotë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars)”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Qeveria e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera