Lajme

Kurti dhe kabineti qeveritar bëjnë homazhe te “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 24 March 2023

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin qeveritar të tij, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s.

Homazhe, përveç Kurtit kanë bërë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe pjesëtarë të FSK-së.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të Serbisë, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera