Lajme

Kurti dhe Bislimi nisen drejt Brukselit për takimin me Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 01 May 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësin e tij Besnik Bislimi janë nisur sot drejt Brukselit, ku nesër do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kështu janë publikuar edhe pamjet nga nisja e delegacionit kosovar në krye me Kurtin.

Përveç Kurtit e Bislimit, së bashku me ta është edhe zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu dhe këshilltari i tij, Tinemu Ma.

-Advertisement-

Bashkimi Evropian ka konfirmuar agjendën e takimit të së martës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit.

Të zhdukurit gjatë luftës dhe Asociacioni janë të parët në agjendë, ndërsa është lënë e hapur mundësia që të diskutohet edhe për çështjet aktuale politike.

Në takimin e Kurtit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel ditën e nesërme, do të prezantohet drafti i statusit të komunave në veri të Kosovës, që është një pikë kyçe e negociatave.

Ndërsa, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të lejojë krijimin e një forme të Republikës Srpska në veri të Kosovës.

Këto komente Kurti i bëri në një intervistë për median korate “Hina” në prag të një raundi të ri të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera