Lajme

Kurti dhe Benjamin diskutojnë për sundim të ligjit e zhvillimit ekonomik

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 11 May 2023

Ndër rolet kryesore të Parlamentit është të miratojë ligje që janë në shërbim të qytetarëve.

Lidhur me këtë, gjatë takimit me drejtorin rajonal të NDI, Robert Benjamin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të bashkëpunojë me Parlamentin e me ndihmë të NDI të analizojë ndikimin e ligjeve të miratuara në raport me nevojat e qytetarëve, e të krahasimit të tyre ndaj qëllimit për të cilin janë hartuar.

Në njoftimin e Qeverisë, thuhet se transparenca në hartimin, miratimin e pastaj edhe në vlerësimin e ndikimit të politikave të saj është qenësore për Qeverinë.

-Advertisement-

“Qëndrimi i këtillë vë në mes qytetarin e Republikës dhe nevojat e tij, kurse orienton Qeverinë të veprojë në pajtim me këto nevoja”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit me Benjamin, e në prani të përfaqësueses së NDI në Kosovë, Soderberg, përfaqësueses së NDI nga Ëashington DC Elizabeth Sam e drejtoreshës së programit të NDI në Kosovë, Pranvera Lipovica, kryeministri Kurti diskutoi lidhur me zhvillimet e fundit në vend, me theks te sundimi i ligjit e zhvillimit të mëtutjeshëm ekonomik.

Sot gjatë ditës, kryeministri Kurti ishte folës kryesor në Konferencën për Integritetin e Informacionit të organizuar nga NDI.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera