Lajme

Kurti: Deputetëve që s’janë sot në sallë, po iu ec paga që e kanë më të lartë se e imja

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 30 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar deputetët e LDK-së për mos-prani në interpelancën e sotme.

Sipas tij, këta deputetë që sot nuk janë në sallë po iu ecë paga e cila është më e lartë se e kryeministrit.

“Nuk e di a është opozita konstruktive apo jo, por e di që asnjë deputet i LDK tash nuk është këtu, asnjë, pra, tema e rëndësishme na e tregon strategjinë, platformën, ja ku është kryeministri. Pra, unë jo vetëm që po informoj, por po kërkoj edhe pjesëmarrje, se më falni, por duhet ta themi troç, deputetëve që nuk janë sot në sallë po iu ecë rroga, e deputeti e ka pagën më të lartë se kryeministri dhe nuk janë këtu, unë nuk e konsideroj mos pjesëmarrje konstruktivitet”, tha ai.

-Advertisement-

Edhe Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë Kurti, ka postuar në Facebook një fotografi, të bërë nga salla e Kuvendit të Kosovës.

Në foto, shihet se deputetët e LDK-së, nuk janë në sallë.

“Dëshmia se sa ka rëndësi për deputetët e LDK-së diskutimi për temën e dialogut” shkroi përbri fotos Kryeziu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera