Lajme

Kurti deklarohet për votat e diasporës

Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 01 March 2021

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur në lidhje me procesin e numërimit të votave të diasporës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit ka thënë se janë duke e përcjellë me vëmendje procesin e numërimit të votave të diasporës.

Kur u pyet për refuzimin e mbi 16 mijë votuesve nga diaspora KQZ, Kurti tha se ka tendenca që fitorja e VV të zvogëlohet.

”Ne po e përcjellim me vëmendje dhe qartazi ka tendenca që fitorja jonë plebishitare që sado pak të zvogëlohet. Edhe vonesa edhe këto padrejtësitë të vogla në dukje teknike, por që s’janë të tilla. Nuk mund ta ndalin fitoren e madhe që ka arritur VV në zgjedhjet e fundit”, u shpreh Kurti për RTV Besa.Kujtojmë që KQZ ka nis sot numërimin e mbi 30 mijë votave me kusht.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera