Lajme

Kurti deklarohet për media pas takimit në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 02 May 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar para gazetarëve pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, të ndërmjetësuar nga Miroslav Lajcak dhe Joseph Borrell, shkruan Gazeta Infokus.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur para gazetarëve pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, të ndërmjetësuar nga Miroslav Lajcak dhe Joseph Borrell, shkruan Gazeta Infokus.

Kurti ka thënë se ky takim filloi me nota pozitive për dakordimin për miratimin e Deklaratës për të Zhdukurit.

-Advertisement-

Ai gjithashtu foli edhe për draft-statutin për Asociacionin, ku tha se është fundamentalisht i pa pajtueshëm me kushtetutën dhe të drejtat e njeriut.

“Në këtë takim të sotëm pas marrëveshjes për të pagjeturit e dëgjuam me vëmendje ekipin menaxhues që prezantoi një draft statut me gjithsej 97 nene, që një draft statut i tillë është fundamentalisht i papajtueshëm me ligjshmërinë, kushtetutshmërinë, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane, por përkundër kësaj jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje, tha ai.

Gjithashtu Kurti tha se ka propozuar një draft vizion për Asociacionin si kryeministër përkitazi me nenin 7 të marrëveshjes bazike.

Kurti thotë se ky draft-vizion i propozuar nga ai nuk diskriminon askënd.

“Unë propozova një draft vizion që tregon kornizën që rregullon të drejtat e pakicave sipas të drejtave evropiane. Besoj se do të merret parasysh nga Borrell dhe Lajcak. Serbët do të kenë të drejta dhe bashkërisht do të kemi shoqëri që nuk lë askë prapa. Me këtë rast, theksoj se dorëzova tek ndërmjetësit një dokument”, tha Kurti.

Ndërkaq, kryeministri tha se u kujtoi ndërmjetësve shkeljet që Serbia i ka bërë Marrëveshjes bazë në 7 pika

Lajmi në përditësim…

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera