Kurti: Bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë

Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 01 July 2024
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Ismail Kadare ka mundësuar që lexuesit të mendonin më thellë e të mësonin më shumë falë veprimtarisë së tij.
“Porsa hymë në gjysmën e dytë të vitit 2024, Kadare mbylli sytë përgjithmonë. Por sytë tanë kanë parë e do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë. Kur ai mbyllte sytë në të gjallë të tij dhe mendohej për malet e Shqipërisë dhe greminat e historisë, teksa qëndiste mijëra faqe me shqipe të bukur si qiell, ne kolektivisht shikonim më qartë e dukeshim më mirë, mendonim më thellë e mësonim më shumë”, ka shkruar Kurti në Facebook, pas vdekjes së shkrimtarit nga Gjirokastra në moshën 88-vjeçare.
Kurti tutje ka thënë se bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë.
“Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë”, ka shkruar kryeministri.
Vepra e Kadaresë është përkthyer në rreth 45 gjuhë të huaja, duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën.

Të tjera
-
KEK ka gjetur edhe sot rrymë për kompanitë në treg të hapur që s’kanë ende kontrata – 20 euro më shtrenjtë se dje
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se çmimi mesatar...
-
Rizvanollit qysh t’i konvenon, Muharremi ia nxjerr komunikatën para disa javëve: “Kështu nuk shkon”
Eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj deklaratave të fundit...
-
Vetëm 44 anesteziologë në gjithë QKUK-në, ndonëse nevojiten 105
Sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me probleme të mëdha. ...
-
Rriten remitancat: 402.93 milionë euro në katër muajt e parë të vitit 2025
Remitancat vazhdojnë të kenë kontribut të madh në ekonominë e Kosovës, duke s...
-
Tërmet në Mal të Zi
Një tërmet me magnitudë 2.05 ballë të shkallës Rihter goditi zonën pranë Tiva...
-
Kamioni përfshihet nga flakët në ‘Rrugën e Kombit’, shpëton mrekullisht shoferi
Një kamion është përfshirë nga flakët mbrëme në Rrugën e Kombit, pranë tuneli...
-
Arrestohen dy qytetarë dhe një polic jashtë detyrës, IPK: Zyrtari ishte i suspenduar për një rast tjetër
Inspektorati Policor ka njoftuar se të shtunën ka ndodhur një incident mes di...
-
Vr*asja e Liridona Ademajt, familja presin gjykim të drejtë e vendim meritor
Gjykim efikas e me vendim meritor është kërkesa e familjes së Liridona Ademaj...
-
Sot tentativa e 25-të, a do të ketë konstituim të Kuvendit?
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për herë të 24-të m...
-
“Artane Rizvanolli po rren”, drejtoresha e RTV 21 i reagon ashpër ministres për “tregun e hapur energjetik”
Drejtoresha e RTV 21, Afërdita Saraçini- Kelmendi, i ka reaguar ashpër minist...
-
Aksidenti në Polluzhë të Drenasit, kjo është gjendja e të riut që ishte në veturë me 24-vjeçaren
Gjendja e të riut që u aksidentua në Polluzhë të Drenasit është stabi...
-
Bajrami kërkon hetim pas deklaratës së Rizvanollit: Çmimi i MWH-së nga 64 mund të kalojë në 260 euro
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar hetim pas deklaratës së minis...