Kurti bëri homazhe te varret e vëllezërve Bytyqi
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/05/ZKP-ZKM-22-5-2022-1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
08:18 | 23 May 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vënë lule të freskëta dhe ka bërë homazhe te varret e tre vëllezërve Bytyqi në Yonkers, të Neë Yorkut, gjatë së dielës.
Pas homazheve, Kurti ka thënë se sakrifica, patriotizmi dhe humanizmi i vëllezërve Bytyqi është vlerë kombëtare mbi të cilën ndërtohet Republika e Kosovës, si shtet i pavarur dhe mbi të cilën përparon i mbarë kombi shqiptar.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përpjekje e përbashkët e të gjithë shqiptarëve edhe në Ballkan edhe në mërgatë, e Batalioni “Atlantiku” është dëshmi për këtë”, ka shtuar ai.
Kurti ka thënë se vrasja e vëllezërve Bytyqi është krim i Serbisë që ende nuk është zbardhur plotësisht.
:Andaj edhe në raport me Serbinë, por edhe me faktorët ndërkombëtarë, ne vazhdimisht insistojmë dhe kërkojmë që urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e drejtpërdrejtë të arrestohen, të gjykohen dhe të dënohen, në mënyrë që ata që sakrifikuan jetën për lirinë e popullit dhe çlirimin e vendit të prehen të qetë”, ka theksuar ai.
Me rastin e nderimeve te varrezat për vëllezërit Bytyqi, kryeministri ka pasur një bashkëbisedim edhe me ish-pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”, pjesëtarë të së cilit ishin edhe vëllezërit Bytyqi.
Ky batalion përbëhej nga burra e gra të cilët në vitin 1999 erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ju bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për çlirim nga regjimi i Serbisë.
Vëllezërit Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, të cilët ishin shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, janë vrarë në Serbi nga policia serbe në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Trupat e tre vëllezërve u zbuluan në korrik të vitit 2001 në një varr masiv me shqiptarë të tjerë të vrarë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/comodita-las-vegas-41.jpg)
Të tjera
-
Masa të menjëherëshme pas përmbytjeve masive
Reshjet e vazhdueshme kanë goditur shumë nga rajonet jugore të Kinës këtë ver...
-
Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë
Masat ajrore shumë të nxehta që po mbretërojnë në territoret tona dhe stuhitë...
-
Gjykata Themelore lë në paraburgim për një muaj dy të dyshuarit për fajde dhe detyrim
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen ...
-
ZKA: Menaxhimi i shërbimeve shëndetësore të kontraktuara nga institucionet në disa raste joefikas e jotransparent
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të perform...
-
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Klinës, Prenk Gjetaj
Ka vdekur ish-kryetari i komunës së Klinës, Prenk Gjetaj. Ai ishte po asht...
-
Gjermani, procedurat gjyqësore për azil zgjasin shumë/ Çfarë duhet bërë?
Në shumicën e landeve gjermane, procedurat gjyqësore për azil zgjasin shumë. ...
-
Çka thuhet në kërkesën për paraburgim ndaj katër të dyshuarve për fajde, detyrim dhe rrëmbim
Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar masën e caktimit të paraburgimit ndaj...
-
“Linda vajzë, por ndihem djalë”: Rrëfimi i transgjinorit nga Prishtina
Teksa po fliste me nënën e tij, Arzeni në moshën 15-vjeçare vendosi ta thosht...
-
Osmani uron kryetarin e ri të Ulqinit: Nuk jeni vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Genci Nimanbegun për marrjen e detyrës si K...
-
Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
Policia ka njoftuar se nusja ka rrahur vjehrrën në Prishtinë. Viktima ka p...
-
Aksident i rëndë trafiku tek zona Industriale në Suharekë, Policia në vendin e ngjarjes
Gjatë mëngjesit te sotëm ka ndodhur një aksident mjaft i rënd trafiku, ku dy ...
-
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 36 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. ...