Kurti: Beogradi do ta vonojë dialogun me shpresën se do të ndërrojë Presidenti në Shtëpinë e Bardhë
Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 12 January 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti beson se Beogradi do ta vonojë dialogun me shpresën se do të ndërrojë Presidenti në Shtëpinë e Bardhë.
Këtë Kurti e tha në konferencën për paqe në Ballkan i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës.
“Oportunizmi i parë është se: Nuk duhet të pritet përfundimi i luftës, duhet të ndihmojmë që ta përfundojnë luftën me fitoren e Ukrainës. Lloji i dytë i oportunizmit është që të priten zgjedhjet e reja në SHBA’,. Jam plotësisht i bindur që Beogradi po pret 2024 dhe ta vonojë dialogun e marrëveshjet me Kosovën derisa me shpresën e tyre do të ndërrojë presidenti në Shtëpinë e Bardhë. Pra, pritja e dyfishtë krijon disa shpresa të rreme në Perëndim”, tha Kurti, sipas përkthimit zyrtar të televizionit publik të Kosovës.
Tutje, Kurti thotë se angazhim më i madh i ShBA’së, BE’së dhe NATO’së në Ballkanin Perëndimor e sidomos me Beogradin është i domosdoshëm.
“Nuk jam i bindur që Serbia është vënë para një zgjedhjeje, BE apo Federatë ruse, Amerikë apo Kinë. Unë frikësohem se vendimi është marrë por perëndimi demokratik nuk dëshiron të shoh këtë. Mu për këtë, ka tepër shumë relaksim në botën perëndimore, sepse ata besojnë që Beogradi nuk e ka marrë ende vendimin. Kjo lloj sjellje oportuniste në mënyrë të dyfishtë krijojnë këtë shpresë e rremë për afatin e mesëm, ndërsa këtu besoj që angazhimi më i madh i SHBA’së, BE’ja dhe NATO’ja në Ballkanin Perëndimor e sidomos me Beogradin është i domosdoshëm”.
Të tjera
-
Vlora Dumoshi viziton tregun me shumicë në Prishtinë: LDK fokusohet në zhvillimin e bizneseve dhe infrastrukturës
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vlora Dumoshi ka vi...
-
Ferat Shala: Të rinjtë janë forca dhe frymëzimi për një Kosovë më të mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Sha...
-
Kolgeci: Rinia është e ardhmja, dhe e ardhmja duhet të jetë e drejtuar me vizion, mundësi dhe guxim
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numër 91, Selman K...
-
Skandaloze: Një kamion me kamera të sigurisë të cilat shteti i bleu në Beograd, shkarkohet në oborrin e ministrisë së drejtësisë
Mund të duket e pabesueshme, por është e konfirmuar me zë dhe figurë. Ky k...
-
Lushtaku nga takimi me hoxhallarët: Gjithmonë mirënjohës ndaj kontributit tuaj
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, po vazhdon vizitat e tij gjithandej Kosov...
-
Krasniqi takon ambasadorin Rohde, flasin mbi zhvillimet politike dhe fushatën zgjedhore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në n...
-
Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve, e vetmja rrugë për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE
Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka mirëpritu...
-
Një 37-vjeçar nga Kosova gjendet i vdẹkur në një stacion të trenit në Francë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur më 1 shkurt në Strasburg të Francës. Mëngj...
-
Lëvizja Vetëvendosje dënohet me 35 mijë euro, edhe për atë që u ngritën tre gishtërinjët si paramalitarët serb në Skënderaj
35 mijë euro është shuma më e fundit e gjobitjes së Lëvizjes Vetëvendosje nga...
-
“Po gënjen se është i afërt me SHBA’në”- Kurti merr një goditje të rëndë nga Administrata Trump
Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione s...
-
Haradinaj nga ceremonia e varrimit të tre fëmijëve në Jabllanicë: Fjalët nuk mjaftojnë për dhimbjen që sot ndan e gjithë Kosova
Sot në fshatin Jabllanicë në Gjakovë iu dha lamtumira e fundit tre fëmijëve t...
-
Rafuna: LDK është frymë e presidentit Rugova, bashkohuni për një Kosovë të re aty ku qytetari është në qendër të çdo vendimi
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me numrin 45,...