Kurti: Beogradi dëshiron kompensim territorial për humbjen e Jugosllavisë – Perëndimi i butë ndaj Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 15 November 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën austriake Der Standard ka thënë se Perëndimi po vazhdon politikën e qetësimit ndaj Serbisë.
Duke folur për zgjedhjet në veri, ai ka thënë nuk do kryetarë komunash shqiptarë në veri – siç janë aktualisht, pasi sipas tij, ata kanë pak legjitimitet politik për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve, pavarësisht se thekson se janë plotësisht të ligjshëm.
Megjithatë, Kurti ka shtuar se Beogradi dëshiron kompensim territorial për humbjen e Jugosllavisë.
“Unë kam qenë disa herë në veri dhe kam takuar serbët, por këto takime nuk bëhen publike sepse njerëzit më kërkojnë. Familjet e tyre janë nën presion. Një serb që e emërova si këshilltar dha dorëheqjen pas dy orësh sepse gruas së tij i humbi menjëherë gjysma e pagës. Vetëm këtë vit në veri janë djegur 15 vetura me targa të Kosovës”, ka thënë ai.
Derisa ka folur për takimin e fundit në Bruksel ai ka thënë se ka dashur të nënshkruajë edhe marrëveshjen kornizë me Serbinë edhe propozimin për Asociacionin, por sipas tij, Vuçiqi donte që Serbia dhe Kosova të nënshkruanin ndaras me BE-në.
“Nuk kam për të normalizuar marrëdhëniet me BE-në, por ato me Serbinë. Vuçiq ka kërkuar edhe një nen ku thuhet se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, se Kosova nuk do të ketë vend në Kombet e Bashkuara dhe se Serbia nuk do ta pranojë integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë ai. “Negociatorët më pyetën se çfarë mendoja për këtë. Thashë që arbitri duhet t’i bie bilbilit nëse ka pasur shkelje të marrëveshjes. Sa herë që Beogradi shkel marrëveshjen, bilbili nuk fishkëllehet. A mund ta imagjinoni një arbitër që ka humbur bilbilin dhe tani thjesht ndjek lojtarët? Kjo ndoshta ka të bëjë me politikën e qetësimit. Por për shkak se Perëndimi është kaq i butë ndaj Serbisë, në mënyrë paradoksale po e shtyn atë drejt Rusisë, edhe pse synohet e kundërta. Sepse Beogradi ka më shumë dashuri dhe frikë ndaj Moskës sesa Brukselit”.
Kurti ka thënë se Serbia ka qëndrim të ngjashëm ndaj Kosovës si Rusia ndaj Ukrainës. Megjithatë, sipas tij, trupat e KFOR-it të udhëhequra nga NATO janë të stacionuara në Kosovë – dhe kjo sipas Kurtit ishte padyshim një faktor vendimtar që Serbia të mos pushtonte më 24 shtator.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se Serbia mblodhi trupa në kufi dhe sipas tij, ajo donte qartë një konflikt të madh për një periudhë më të gjatë kohore, duke pasur parasysh se kishte sjellë mbi pesë milionë euro armë dhe municione të prodhimit serb në Kosovë.
Të tjera
-
Këshilli Prokurorial i jep mbështetje Koordinatores Pula për mbrojtjen e votës më 9 shkurt
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Ardian Hajdaraj, sot gjatë ditës...
-
Ndërrohet kontingjenti moldavian i KFOR-it, ushtarët nderohen me medalje për shërbimin
Koloneli Rocco Mundo, komandant i Komandës Rajonale në Perëndim të misionit t...
-
Ambasadori Malaj takon të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA, flasin për zhvillimet në Kosovë dhe të ardhmen dialogut me Serbinë
Petrit Malaj, i cili është ambasador i Shqipërisë në Kosovë, ka zhvilluar një...
-
Senati konfirmon Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent
Senati amerikan konfirmoi të hënën Scott Bessent-in si sekretar të Thesarit, ...
-
Vlora Dumoshi: Sa isha ministre, mbështetëm sportistë dhe artistë që çuan emrin e Kosovës në skenat më të mëdha
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, përmes një video-m...
-
Dimal Basha i bie pishman që e quajti Sami Lushtakun “bandit”
Pas akuzave nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që nënkryetari i komu...
-
Prokurorja thotë se është vërtetuar fajësia e Andi Pajazitit, mbrojtja kërkon që ai të shpallet i pafajshëm
Në fjalën përfundimtare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokuro...
-
Hamza viziton një fermë në Keqekollë: Kosova duhet ta rris prodhimin vendor
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebo...
-
Pas akuzës nga Haxhiu, Basha e quan Sami Lushtakun “bandit”
Pas Albulena Haxhiut, edhe Dimal Basha i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar nda...
-
Krasniqi: VV-ja ndoshta detyrohet të largohet nga pushteti pa dhunë, por s’largohet pa sherr
Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status, në të cilin ka...
-
Albulena Haxhiu e akuzon Sami Lushtakun: Mbrëmë personalisht tentove ta sulmoje eskortën e Kryeministrit
Kryeministri Albin Kurti nuk është pritur mirë mbrëmë në Skënderaj, me dhjetë...
-
Kryeministri i Serbisë dha dorëheqje: Çka pritet tash?
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje nga posti, mes valës s...