Lajme

Kurti: BE-ja të tregohet e gatshme për të pranuar përparimin e Kosovës në procesin e integrimit

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 02 December 2024

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të tregojë gatishmëri për të pranuar përparimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

Në publikimin e ‘White Book 2024″ nga Këshilli i Investitorëve Evropian, Kurti tha se Kosova është treguar e gatshme çdo ditë për tu anëtarësuar në BE, dhe ajo ka ofruar një mundësi të paparë në përshpejtimin e integrimit të vendit tonë.

“E dimë se tri vjetët e fundit kanë qenë sfiduese globalisht, paqja dhe siguria për një kohë tejet të gjatë janë marr të mirëqena në Evropë e posaçërisht në Evropën Perëndimore, por sidomos ne në Kosovë e dimë që ato nuk janë të siguruara. Por jemi me fat dhe falënderues që në mes të këtyre sfidave, Bashkimi Evropian na ka ofruar një mundësi të paparë për të përshpejtuar integrimin tonë. Ne po tregojmë gatishmërinë tonë për anëtarësim në Bashkim Evropian çdo ditë, e Bashkimi Evropian tani duket të tregojë gatishmërinë e tij për ta pranuar përparimin tonë në një proces të bazuar në meritokraci”, u shpreh i pari i qeverisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera