Kurti bashkë me qytetarët ukrainas festojnë ditën e pavarësisë: Kosova është shtëpia juaj e dytë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/08/ZKP-ZKM-24-8-2023-9-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
12:46 | 24 August 2023
Në ambientet e Ballkonit të Hapur të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, mirëpritën sot qytetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, në mesin e tyre edhe gazetarët ukrainas, për të shënuar bashkarisht Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
Të mbledhur për të përkujtuar këtë moment historik, kryeministri Kurti bashkë me të ftuarit vlerësuan qëndrueshmërinë, vendosshmërinë por edhe unitetin e popullit ukrainas, të cilët ndonëse kanë kaluar 32 vite pas shpalljës së pavarësisë, sot e gjejnë veten përsëri në pozicionin që duhet ta mbrojnë sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit të tyre kundër pushtimit rus.
Në adresimin e tij, kryeministri tha se Republika e Kosovës qëndron plotësisht prapa Ukrainës në këtë mision të shenjtë, duke përmendur së fundmi edhe pjesëmarrjen e Kosovës në Deklaratën e Përbashkët të G7 për Mbështetjen për Ukrainën.
“Vetëm këtë javë, ne iu bashkuam Deklaratës së Përbashkët të G7 për Mbështetjen për Ukrainën. Duke vepruar kështu, ne shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar gjithçka që mundemi për mbrojtjen e Ukrainës, në këtë kohë nevoje”, tha Kurti.
Kryeministri veçoi edhe takimin që pati të hënën në Athinë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, teksa u shpreh me shpresë që në takimet e ardhshme të mund të diskutojnë se si Kosova dhe Ukraina mund të punojnë bashkë në promovimin e vlerave që ndajmë dhe intersave të përbashkëta që kemi.
Bashkë me urimin për Ditën e Pavarësisë, Kurti uroi gjithashtu herën tjetër e së shpejti të mund të takohemi përsëri, por kësaj radhe për të festuar triumfin e Ukrainës kundër dhunës, brutalitetit dhe agresionit rus, ndërkohë që tha se jemi krenar që ju kemi mirëpritur në vendin tonë dhe të lumtur që Kosova është shtëpia juaj e dytë.
Gazetarët ukrainas në këtë takim u shoqëruan edhe nga Kryetari i Associacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha dhe përfaqësuesës së Qendrës Evropiane të Lirisë dhe Shtypit të Medias, Drejtori Menaxhues, Lutz Kinkel dhe Flutura Kusari.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/gatuaj-shqip1.jpg)
Të tjera
-
Problemet me energji, Rizvanolli takon sot përfaqësues nga KOSTT e KEDS
Ditëve të fundit Kosova është përballur me probleme të furnizimit me energji ...
-
E rëndë: 14 vjeçari plagos babanë e të dashurës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, ku një 14-vjeçar ka sulmuar me thi...
-
Haxhiu për Kurtin: Ne ia kemi lënë Kosovën me drita, ndërsa ky sot e ka kthyer në terr
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, fajëson Qeverinë Kurti për problemet me ener...
-
Shqyrtimi i aplikimeve të votuesve jashtë Kosovës do të vazhdojë edhe sot
Periudha 120 ditore për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës ka përfunduar ...
-
Lehtësohet gjendja, s’ka pritje në pikëkalimet kufitare
Është lehtësuar gjendja në pikëkalimet kufitare pas fluksit së ditëve të fund...
-
“Kemi fëmijë, pleq” – Banorët e fshatit Bresje ankohen për mungesën e rrymës që 12 orë – kërkojnë zgjidhje
Reduktimet e mëdha të energjisë elektrike në Kosovë kanë shqetësuar banorët, ...
-
Sot mblidhet Qeveria
Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 10:00. Por, g...
-
Në përmbyllje të mandatit, Hovenier bashkë me Osmanin do të bëjnë homazhe te shtatorja e Rugovës
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot do të mbajë një takim lamtumirës me p...
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...